MALLAKASTËR-Një 49-vjeçar në gjendje të dehur ka goditur me gurë një punonjës policie i cili ishte në pritje për të marrë në ruajtje një Qendër Votimi në Mallakstër.
 
Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë rreth orës 16:10, në ambientet e brendshme të oborrit të shkollës 9-vjeçare "Beqo Caushi" Drenovë ndërsa policia ka arrestuar Besnik Çaushajn.
 
Çaushaj, banues në fshatin Drenovë ka thyer xhamat shkollës si dhe të mjetit tip “Benz” me targa AA 044 OC, pronë e punonjësit të policisë.

Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Goditje për shkak të detyrës" parashikuar nga nenet 150 dhe 237 të Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com