Mallakastër, kapen 17 klandestinë
vinin nga Greqia drejt Perëndimit

Mallakastër, kapen 17 klandestinë<br />vinin nga Greqia drejt Perëndimit
MALLAKASTËR – Kapen 17 klandestinë ilegalë në Mallkastër, të cilët vinin nga Greqia dhe nëpërmjet Malit të Zi donin të kalonin përmes Shqipërisë në vendet e BE-së.
Pikërisht dje në mbrëmje rreth orës 18:00 në vendin e quajtur Fushë Bejar-Fratar-Mallakastër u kapën 17 shtetas të huaj nga vende të Lindjes së Largët apo Afrika, duke lëvizur me këmbë në drejtimin e rrugës nacionale Tepelenë-Mallakastër.

Këta shtetas kishin hyrë në rrugë tokësore dhe në çastin e kapjes po lëviznin paralel me rrugën nacionale në zonën kodrinore, të pashoqëruar nga persona të tjerë.
Pas shoqërimit në ambjentet e Komisariatit të Policisë në Mallakastër u identifikuan 11 shtetas pakistanez, 3 shtetas ganezë, 1 shtetas nga Afganistani, 1 shtetas nga  Somalia  dhe 1 shtetas nga Bangladeshi.

Konkretisht: Nesim Shahit, 27 vjeç, nga Pakistani, Muhamet Keser, 30 vjeç, nga Pakistani; Muhamet  Shezad, 28 vjeç nga Pakistani, Adil Eqeref , 18 vjeç, nga Pakistani, Muhamet Ibrar, 23 vjeç nga Pakistani, Igbalali Ali, 29 vjeç nga Pakistani; Enver Ali, 35 vjeç nga Pakistani, Erfan Resul, 31 vjeç nga Pakistani, Hesan Gafur , 31 vjeç nga Pakistani, Riza Ali , 26 vjeç nga Pakistani, Ali Hyseni, 18 vjeç nga Pakistani, Kinkofi  Okatah, 29 vjeç nga Gana, Adomako Kobna,  33 vjeç nga Gana, Nana Asanpanje, 20 vjeç nga Gana, Sharuk  Han , 20 vjeç nga Afganistani, Hakim Muhamet, 38 vjeç nga Somalia, Nahil Nahdmir, 26 vjeç nga Bangladeshi.

Materialet do t’i kalojnë Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)