Mallakastër, rruga e re e Bylisit mes varrezave të fshatit! Banorët në protestë: Po na dëmtojnë varret e të parëve

Çudirat me rrugët turistike në vend nuk kanë fund. Në Mallakastër ka nisur puna për ndërtimin e rrugës së Bylisit, e cila është projektuar të kalojë mes përmes varrezave të fshatit Hekal. Banorët kanë protestuar kundër këtij investimi që po bëhet nga Fondit Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia.

Rruga e re për në parkun arkeologjik të Bylist është projektuar të kalojë mes për mes varrezave

Për të shkuar në parkun arkeologjik të Bylisit në Mallakastër duhet të kalosh mes përmes varrezave të fshatit Hekal!Ky është projekti që ka bërë Fondi Shqiptar i Zhvillimit për rrugën turistike, por që kundërshtohet fort nga banorët e fshatit Hekal.

Punimet sapo kanë nisur nga kompania “Salillari” me projektim dhe financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Banorët e fshatit Hekal kanë protestuar këtë të mërkurë pasi traseja e rrugës së re, kalon mes varrezave të fshatit dhe makineritë e rënda që në nisje të punimeve kanë dëmtuar varret.

“Ne duam të mos shkojmë mes për mes xhadesë ta gjejë nga të dojë, paratë i ka, këtu të mos më preke. Nëse do na prishe varret ne nuk i lëmë. S’ka pse të shkojë këtu në Bylis se janë bërë tre projekte, këtu e gjejnë më lehtë të hanë lekët. Ai ta gjejë rrugën mua të mos më futet në varre. Bashkisë dhe firmave të mos kërkojnë vetëm për të zhvatur. Ka vend plot, ta kalojnë tek shkolla por të kalojë mes varreve. Çdo gjë bëhet e fshehtë. Kam 4 varre këtu të kalojë nëpër është turp. Ne si komunitet nuk na ka pyetur njeri. Këtu ka dhe ullinj e bajame, do thonë do ju vlerësojmë, por vlerësim nuk japin vijnë vetëm të shqyejnë këtu”, tha një banor.

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj foli për rëndësinë e kësaj rruge pasi do të ccojë më shumë turistë në Bylis, por nuk i dha përgjigje shqetësimit të banorëve.

“Më është prishur varri i nënës, është prishur nga skrepi i madh që hap rrugën. Banorët nuk janë pyetur, ne s’jemi kundër xhades por jemi kundër prishjes së vareve. Do vijnë mjetet e mëdha këtu për të zgjeruar dhe do na shkatërrojnë varret. Kjo ka qenë rrugë lokale, s’ka qenë kurrë rrugë për të shkuar në Bylis. Ka mundësi të kalojë traseja në vend tjetër, s’kanë pse e bëjnë këtu” shprehu shqetësimin një tjetër banor.

Në fshatin Hekal banojnë 1200 banorë, të cilët thanë se do të vazhdojnë protestat derisa Fondi Shqiptar i Zhvillimit të ndryshojë projektin për rrugën e Bylisit.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/07/2023 02:17

    Kush eshte idioti qe e projektoi kete rruge? Cfare lloj turizmi eshte ky qe t'i detyrosh turistet te kalojne ne mes te varrezave per te vajtur ne parkun arkeologjik?! Mungon vetem nje keshtjelle si e Drakules dhe disa histori me vampire e fantazma te treguara nga guidat qe do te shoqerojne turistet ne autobuza e furgone dhe jeni gati per t'a inaguruar per 31 Tetor!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille