Mallakastër, rruga e shkatërruar e Ballshit, Kapllanaj: Aks nacional, kërkon vëmendjen e qeverisë

Rruga nacionale Ballsh -Fier është lënë pas dore prej shumë vitesh duke e kthyer këtë zonë në të dorës së dytë. Banorët e zonës duhet të ecin në një rrugë tërësisht të amortizuar për të arritur deri në zonën e Mallakastrës. Ata shprehen se çdo ditë po u rrezikohet jeta, pasi për shkak të shmangies së gropave rrezikojnë të përplasën me mjetet e tjera.

Për makinat e vogla, rruga është e të papërballueshme, nuk është vënë dorë fare këtu. Ka mbi 10 vjet në këtë gjendje.

Banorët e Mallakastrës

Për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës rruga nacionale që lidh zonën që ai administron me qytetin e Fierit është kthyer në një makth për të gjithë banorët. Sipas tij, janë bërë kërkesa në drejtorinë e rrugëve, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje.

Kjo rrugë është duke u shkatërruar totalisht dhe ka vende që janë shumë të rrezikshme për mjetet e rënda, pasi ato rrezikojnë për shkak të pjerrësisë që ka marrë rruga. Është një aks nacional dhe kërkon vëmendjen e qeverisë, vëmendjen e të gjithëve, dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve si për mirëmbajtje apo  dhe sinjalistikë.

Agron Kapllanaj, kryetar i bashkisë Mallakastër

Në rrugën që lidh Mallakastrën me Fierin kalojnë mjaft makineri të tonazhit të lartë, të cilat shkojnë në rafinerinë e naftës, por pavarësisht ngarkesës së rrugës dhe aktivitetit të saj, qeveria shqiptare nuk e ka parë të arsyeshme për ndërtimin apo rikonstruksionin e saj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës