Mungesa e hapësirave për varre është kthyer në një problem shqetësues për rreth 100 familje në lagjen Mukaj në njësinë administrative Fratar, bashkia Mallkatër.
Prej kohësh është zënë e gjithë hapësira publike e destinuar për varre dhe tashmë banorët janë detyruar që të afërmit t’i varrosin pranë banesave të tyre.
Banorët e kësaj zone deklarojnë se janë ankuar disa herë në njësitë e pushtetit vendor, por ende nuk u është dhënë një zgjidhje.
“Tani ku do venë njerëzit të varrosen? Kush ka tokë ta varrosi te shtëpia e tij? Është gjithë kjo lagje ku të varrosen? Këtu s’ka më hapësirë. Ata e thurur, se ata vetëm atë kanë, edhe kërkojnë të marrin nga toka e tjetrit”
“Fshati i lindje ka lajthitur”
“S’ka më vend, kanë ardhur afër shtëpisë. Kemi bërë disa denoncime në komunë dhe s’kemi asnjë zgjidhje” , shprehen banorët.
Bashkia duhet të shpronësojë pronarët e tokës rreth varrezave për të krijuar hapësira të reja.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO