Në fshatin Panahor të Mallakastrës po vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit, e cila vijonte prej ditësh.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se aktualisht po operojnë në terren 40 trupa të Forcave të Armatosura, 4 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të Zjarrfikëses dhe 30 forca të Bashkisë Mallakastër. Ka rifilluar edhe operacioni nga ajri me 2 helikopterë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë me ndërhyrjen e pandërprerë nga toka dhe ajri në fshatrat Riban dhe Ngraçan të Mallakastrës, zjarri po shkon drejt izolimit dhe sipas autoriteteve nuk përbën rrezik për banesat.