Mallakastër- Makina e nënkryetarit të bashkisë Ballsh, Hajredin Serjanaj është djegur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:35 të mëngjesit të sotëm. Report Tv mëson se ngjarja ka ndodhur në parkimin e banesës së tij.

Policia njofton se sipas dyshimeve të para, makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike. Po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen "29 Nëntori" Ballsh, është djegur mjeti tip BMV(i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh).

Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.