Kastriot Cubi, 31 vjeç, nga fshati Bele i Kukësit, pas 5 vitesh emigrim në Angli ka zgjedhur të rikthehet në vendlindje. Në “Grykën e Vanave”, Kastrioti ka ndërtuar një bujtinë familjare, e cila ka nisur të funksionojë prej 4 muajsh.
"Në Angli jam marrë me ndërtim, si të gjithë shqiptarët", shprehet" 31-vjeçari.
Ndonëse është një investim i ri, bujtina ka nisur të tërheqë vizitorë, kryesisht te huaj qe që kërkojnë natyrën dhe ushqimin tradicional.
Kastrioti bashkëpunon me banorët e zonës, duke blerë prej tyre produkte bio që shërbehen në bujtinë.
"Ka shumë turistë të huaj që na vizitojnë. Turistëve iu ofrojmë gatime tradicionale, si fli, pite, mish bio të zonës", thotë ai.
Jeta në emigrim nuk ishte e lehtë dhe se për të siguruar të ardhura duhej shumë punë. Për këtë arsye, sot beson se edhe në Shqipëri mund të jetohet më mirë.
Ndërsa për të rinjtë që synojnë emigrimin, ka një tjetër mesazh.
"Nuk jam bërë pishman. Mos kujtoni se atje është fushë me lule", thotë ai.
Edhe pse është në hapat e parë dhe përballet me burokraci për zgjerimin e bujtinës, Kastriot Cubi thotë se kthimi në vendlindje ishte zgjedhja e duhur.
-
BRAVO TE QOFTE.,,.ORE DJALE INVESTONI NE VERI DHE JUG E KUDO. SEPSE KEMI NJE VEND TE MREKULLUESHEM...MOS I ZINI TOKAT E DIKUJT TJETER.....
Përgjigju -
....a ke marre LEJE ndertimi,
Përgjigju











Komente
Komento