Ina Zhupa risolli të martën në rrjete sociale denoncimet për aeroportin i Vlorës duke theksuar se projekti u miratua në kundërshtim me ligjin dhe standardet mjedisore. Në një reagim publik, Zhupa kujtoi se që në vitin 2021 kishte paralajmëruar në Kuvend për pasojat e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Vjosë- Nartë, duke argumentuar se nuk ishin respektuar procedurat për vlerësimin e ndikimit në mjedis, konventat ndërkombëtare dhe legjislacioni shqiptar.
Reagimi i Ina Zhupës:
“Mallkimi i flamingove” ka zënë aksionerët e aeroportit të Vlorës dhe “Revolucioni i Flamingove” do të zërë edhe qeverinë e korrupsionit, që mendoi se mund të sfidonte ligjin, natyrën dhe interesin e qytetarëve pa pasoja.
Më 28 nëntor 2021, qeveria inauguronte me bujë Aeroportin e Vlorës si një histori suksesi. Por pas fasadës propagandistike fshihej një projekt i ngritur mbi shkelje të ligjit. U miratua një leje nga KKRT pa u kryer Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis, pa respektuar konventat ndërkombëtare dhe pa zbatuar legjislacionin shqiptar që mbron zonat e mbrojtura.
Në seancat e Kuvendit e kam denoncuar këtë projekt si një kërcënim serioz për ekosistemin Vjosë-Nartë. Me argumente të bazuara në ligje, konventa ndërkombëtare dhe në raportet e Bashkimit Europian, të cilat paralajmëronin qartë për pasojat e këtij vendimi. Por pushteti nuk pyeti as për ligjin, as për ekspertët, as për interesin publik.
Në vend që të dëgjonin paralajmërimet, vendosën aksionet e aeroportit në zyrat e ministres. Sot, të njëjtët persona përballen me procese gjyqësore për një pronë që u përket shqiptarëve dhe për një ndërtim në një zonë të mbrojtur, të konsideruar problematike si për biodiversitetin, ashtu edhe për sigurinë e aviacionit për shkak të pranisë së shpendëve.
Kjo është pasoja e një qeverisjeje që vendos interesat e ngushta mbi ligjin dhe interesin publik
Komente










Mallkimi me siguri do te zere ty. Aeroporti do behet doni apo sdoni ju. Mezi po presim te mbaroj prandaj mbylle gojen zonje.
PërgjigjuÇfare plehre e ç'i duket vetja pa. Broçkulla, genjeshtra veç per te bere protagonisten. Nuk behesh dot se nuk e ke ate damar. Kap kauza qe nuk jane kauza, prandaj nuk ia fishkellen njeri.
Përgjigjui duket vetja e zgjuar por eshte shume antipatike, delirante dhe shume injorante, fol drejt e njeri se asnje fjale nuk te qendron, te gjitha i ke brockulla
Përgjigju