Mallkimi i Hollywood, 'gruaja mace'
i jep fund martesës me Martinez

Mallkimi i Hollywood, 'gruaja mace'<br />i jep fund martesës me Martinez
Duket sikur një lloj epidemie e ka përfshirë Hollywood-in, nga ajo lloj që detyron çiftet e lumtura të ndahen. Dhe nuk po flasim për flirte apo romanca të zakonshme, po flasim për lidhje disa-vjeçare.

'Viktimat' e rradhës që e shpallën publikisht ndarjen, janë Halle Berry dhe Olivier Martinez. Çifti është shprehur për revistën "People": "Me shumë keqardhje themi se do të divorcohemi. Do të ecim përpara me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin."

Halle dhe aktori francez, të dy 49-vjeç, janë takuar në 2010-ën në sheshxhirimet e filmit "Dark Tide", ndërsa u martuan në qershor te 2013-ës dhe në tëtor të po të njëjtit vit sollën në jetë Maceo-n.

Ky është divorci i tretë i aktores. Romanca më e gjatë e saj ka qenë me modelin Gabriel Aubry, me të cilin ka një vajzë 7-vjeçare, Nahla. 
halle berry
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për ditën e sotme, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes