Mallra kontrabandë në Qafë-Thanë, arrestohen dy persona, mes tyre një doganier (Emrat)

Mallra kontrabandë në Qafë-Thanë, arrestohen dy persona, mes tyre një doganier (Emrat)

Foto e meparshme nga Qafe Thana

Policia ka sekuestruar mallra kontrabandë në doganën e Qafë-Thanës dhe në pranga kanë rënë dy persona, njëri prej të cilëve është doganier.

Të arrestuarit janë Genti Jesku 45 vjeç (drejtuesi i makinës) dhe 51 vjeçari Vladimir Bardhi, ky i fundit doganier në Doganën e Qafë Thanës. Bardhi dyshohet se lejoi kalimin e mallrave të dyshuara kontrabandë, për të cilat paguhet akcizë, duke shpërdoruar detyrën pasi s'ka kryer procedurën e zhdoganimit

"Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Njëri prej të ndaluarve, me detyrë doganier në Doganën e Qafë-Thanës, i cili dyshohet se lejoi kalimin e mallrave të dyshuara kontrabandë, për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen mallra të dyshuara kontrabandë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasit: G. J., 45 vjeç dhe V. B., 51 vjeç (me detyrë doganier në Doganën e Qafë Thanës), të dy banues në Pogradec. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga ana e shërbimeve të Policisë, në lagjen nr.1, Pogradec, në mjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. J., iu gjetën e sekuestruan sasi me materiale ndërtimi, sasi nafte dhe dy kuti me fruta, të cilat ky shtetas i ka kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, ku doganieri V. B., dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer procedurën e zhdoganimit", thotë policia.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Monda: 17/12/2020 16:15

    Po eshte I denje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi