Malltezi: Armët e Skënderbeut
kontrolloheshin nga Vjena

Malltezi: Armët e Skënderbeut <br />kontrolloheshin nga Vjena
Pas 45 ditësh qëndrimi në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozita me armët e Skënderbeut mbyllet për t’u rikthyer në Muzeun e Historisë së Artit në Vjenë. Dy shpatat (njëra prej të cilave ceremoniale), përkrenarja, një pikturë në vaj, gravura e përmasave të mëdha e kodeksit me të dhënat e jetës së Skënderbeut u vizituan gjatë qëndrimit të tyre në Muzeun Historik të Tiranës nga rreth 1 700 000 vizitorë, siç ka konfirmuar dje edhe drejtori i këtij muzeu Zoti Luan Malltezi.

Armët dhe përkrenarja e Skënderbeut janë larguar dje nga Shqipëria për t'u vendosur sërish në Muzeun e Artit në Vjenë. Pas tre përpjekjeve të bëra në vite nga qeveritë shqiptare drejtori i Muzeut Historik Kombëtar tha për “Shqiptarja.com” se “Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar në Muze u ekspozuan dy shpatat e Skënderbeut dhe përkrenarja e tij”. Drejtori i këtij muze dje në ceremoninë e përcjelljes së armëve të Skënderbeut kujtoi se “numri më i madh i vizitorëve ka qenë në datën 28 Nëntor, në të cilën muzeu ka qëndruar i hapur për 24 orë dhe është vizituar nga rreth 400 mijë vetë. Shumë prej tyre kane pritur në radhë për orë të tëra, për të pasur mundësinë të shihnin nga afër këto simbole kombëtare, duke u drejtuar ne dyert e Muzeut edhe pas orarit zyrtar”.

Veç kësaj, drejtori Malltezi ka kujtuar dje për Shqiptarja.com se ardhja e armëve të Skënderbeut nga Vjena u realizua pas tri përpjekjeve të qeverisë shqiptare dhe u bë shkak vetëm 100-vjetori i Pavarësisë që të mundësohej sjellja e tyre në atdhe. Pas ceremonisë që u shoqërua me një konferencë për shtyp, specialisti i Muzeut Historik të Artit në Vjenë ka bërë çmontimin e armëve nga ekspozitori për t'u larguar më pas në ekspozitën e tyre të përhershme në Muzeun Kunsthistorisches. Paketimi dhe largimi është bërë në kushte të larta sigurie ku u mbajt sekret edhe ora e saktë e nisjes së armëve, të cilat ishin projektuar për t’u larguar në mesditë. Vetë drejtori i MHK-së do të shoqëronte largimin e tyre deri në Durrës.

Intervistën e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 16 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz