Malltezi pas hekurave dhe Berisha detyrim paraqitje, PD e Bashës: Ka nisur era e ndryshimit

Malltezi pas hekurave dhe Berisha detyrim paraqitje, PD e Bashës: Ka nisur era e ndryshimit

TIRANË- Pas arrestimit të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, ka ardhur edhe reagimi i parë nga radhët e Lulzim Bashës.

Besart Logu, anëtar i kryesisë së PD-së, në një shkrim në rrjetet sociale thekson se ka nisur era e ndryshimit. Sipas Logut sundimin e ligjit dhe kulturën e ndëshkueshmërisë nuk e duan vetëm tre persona; Berisha-Meta-Rama bashkë bandat që i shkojnë nga pas.

"Zyrtarisht në diktaturë" thotë Foltorja. Po çfarë diktature more, se nuk të jep dikatori për tre muaj me rradhë çdo sallë të pallatit të kulturës apo kinoklub në Shqipëri pa pagesë vetëm që të rritesh politikisht. Nuk të shpërblen diktatori me kullë 65 kate, më të larten në ballkan. Nuk të arreston diktatori pas dhjetë vitesh në pushtet por sapo e merr atë. Diktatori nuk të mban në lojë por të nxjerr nga loja, madje duke shkelur rregullat që të japë mesazhin se jam unë që i vendos ato.

Kështu që, po, jemi zyrtarisht në diktaturë! Jemi në diktaturën e ligjit e me diktator SPAK-un, organi që u krijua dhe ka mbështetjen e SHBA-BE! Dhe të tillë diktature e mirëpret çdo qytetar që me zor e mbyll muajin. E mirëpret çdo shqiptar që ka ikur dhe të tjerë që po mendojnë ikjen për shkak të politikës së mbrapshtë. E mbështet kushdo që nuk ka llogari të hapura me drejtësinë. Janë pro kësaj diktature miliona shqiptarë që duan ndryshimin dhe mbylljen e epokës së tranzicionit. Prandaj, kjo lloj diktature është më e bukura në historinë e njerëzimit sepse është diktatura që i kundërvihet pushtetarëve dhe jo qytetarëve.

Sundimin e ligjit dhe kulturën e ndëshkueshmërisë nuk e duan vetëm tre persona; Berisha-Meta-Rama bashkë bandat që i shkojnë nga pas. Për fat të mirë, janë shumë pak në raport me shqiptarët e ndershëm që i neverisin këto tre modele. Praktikisht ka nisur era e ndryshimit dhe jam shpresëplotë se buzëqeshja do na rikthehet!'- shkruan Logu.

Jamarbër Malltezi është vënë në pranga pas hetimit të SPAK për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’. Dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha u arrestua gjatë kohës që ndodhej në Aeroportin e Rinasit. Ndërkohë SPAK ka vendosur ndalimin për udhëtim jashtë vendit për Berishën dhe i ka caktuar masën e detyrimit paraqitje.

Për ndërtuesin Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin në ndërtimin e kullave në ish kompleksin Partizani është vendosur masa detyrim paraqitje


Lajmi kryesor:

Malltezi në qeli, Berisha nën hetim për aferën e 'Partizanit', mesazhi i Bashës: Të korruptuarit të japin llogari para drejtësisë, paratë t'u kthehen qytetarëve


M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Haxhi Shala pranon fajësinë para gjykatës në Hagë

Haxhi Shala pranon fajësinë para gjykatës në Hagë