Malltezi në qeli, Berisha nën hetim për aferën e 'Partizanit', mesazhi i Bashës: Të korruptuarit të japin llogari para drejtësisë, paratë t'u kthehen qytetarëve

Malltezi në qeli, Berisha nën hetim për aferën e 'Partizanit', mesazhi i Bashës: Të korruptuarit të japin llogari para drejtësisë, paratë t'u kthehen qytetarëve

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha ndonëse nuk ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë ka përcjellë një mesazh të fortë pas arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe caktimit të masës së sigurisë "detyrim paraqitje" për Sali Berishën në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Përmes reagimit të tij Basha lë të kuptohet se mbështet hetimin e Prokurorisë ndërsa kërkon që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. 

“Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët", shkruan Basha në një postim në Facebook, pas një takimi me qytetarë në Dibër, ku bisedoi për mungesën e vëmendjes nga shteti, varfërinë dhe largimin masiv të të rinjve. 

Basha tha se sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. "Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë."

Postimi i plotë i kreut të PD-së:

Sot isha në Dibër ku pash nga afër shqetësimet e tregtarëve për rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse të qytetarë që, me buxhetin e vogël në dispozicion, nuk arrijnë të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre. Ky është realiteti prej vitesh – thonë tregtarët. Kjo ka ndikuar në largimin masiv të rinisë duke pamundësuar edhe shfrytëzimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë. Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për shtresat e varfëra, për sektorin e bujqësisë e blegtorisë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit sot në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët.

Ndër të paktët politikanë që kanë dalë në mbrojtje të Berishës sot ka qenë edhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili e ka quajtur urdhër politik të kryeministrit Edi Rama për të intimiduar opozitën, masën e sigurisë të vendosur ndaj Berishës nga SPAK. Përmes një statusi në rrjetet sociale, aleati i kreut të Rithemelimit, u shpreh se drejtësia me regji ka ndërmarrë akte antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Berishës. Edhe vetë Berisha një ditë më parë e cilësoi arrestim politik prangosjen e dhëndrit të tij Malltezi dhe marrjen e masës së sigurisë për atë vetë. Berisha tha se përgjegjësinë për privatizimin e ish kompleksit partizani e kanë pasur Fatos Nano dhe Edi Rama. Ai nuk kurseu akuat ndaj ish prokurores së SPAK që firmosi urdhër-arrestin, ndërsa mbrojti dhëndrrin e tha se ndërtoi në ish kompleksin partizani duke pasur do gje të deklaruar në bankë.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
Belind Këlliçi 'thyen' heshtjen për masën ndaj Berishës: Shkelje Kushtetute dhe spektakël i qeverisë

1698000466_1679990349800022954f0522ded40530f12b335a2bec69.jpg

Belind Këlliçi ka thyer heshtjen për arrestimin e Jamarbër Malltezit për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani dhe masën e sigurisë ndaj Sali Berishës që i kufizon lirinë, duke mos e lejuar të udhëtojë jashtë vendit. Përmes një njoftimi në rrjete sociale ai i quan se të gjitha lëvizjet e fundit të Prokurorisë dhe Gjykatës përndjekje politike.

"Arrestimi i Jamarbër Malltezit është një shkelje e qartë e ligjit, për shkak se më shumë sesa një hetim i pastër ligjor, është dukshëm një përndjekje e pastër politike. Jo vetëm sepse ai është familjar i Sali Berishës, por për shkak se zullumi i rilindjes ka arritur atë kulm, sa lypset një kurim, duke hedhur prangat padrejtësisht në anën tjetër.

Duhet një zhurmë shumë e madhe për të hequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve, ku denoncues kryesor ka qenë vetë Jamarbër Malltezi që nga dita e parë e bërjes publike të këtij skandali, aferë kjo e cila sapo ka shpalosur tashmë ideatorët dhe përfituesit kryesorë, që quhen Edi Rama dhe Erion Veliaj. Jam mbështetes i drejtësisë dhe zhdukjes së pandëshkueshmërisë pa asnje kufizim. Por një drejtësi me agjendë të pastër politike, që nuk është e verbër para ligjit, por mban një sy hapur për të qenë në rregull me pushtetin, nuk i shërben aspak vendit.

Shoë dhe spektakli i gatuar në kuzhinën mediatike të qeverisë është një standard i cili duhet të refuzohet me përbuzje nga çdo qytetar. Ish hetuesi i diktaturës Kraja, i cili ka shkelur Kushtetutën e vendit duke kufizuar lirinë e Sali Berishës pa asnjë vendimarrje të Kuvendit të Shqipërisë, do duhej që në fakt sot të kishte çuar para drejtësisë me prova e me fakte Edi Ramën bashkë me Erion Veliajn dhe tërë shpurën e tyre që kanë 10 vite që grabisin pasuritë publike dhe të ardhmen e shqiptarëve", shkruan Belind Këlliçi.

Ora 13:12
Malltezi pas hekurave dhe Berisha detyrim paraqitje, PD e Bashës: Ka nisur era e ndryshimit

TIRANË- Pas arrestimit të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, ka ardhur edhe reagimi i parë nga radhët e Lulzim Bashës.

Besart Logu, anëtar i kryesisë së PD-së, në një shkrim në rrjetet sociale thekson se ka nisur era e ndryshimit. Sipas Logut sundimin e ligjit dhe kulturën e ndëshkueshmërisë nuk e duan vetëm tre persona; Berisha-Meta-Rama bashkë bandat që i shkojnë nga pas.

"Zyrtarisht në diktaturë" thotë Foltorja. Po çfarë diktature more, se nuk të jep dikatori për tre muaj me rradhë çdo sallë të pallatit të kulturës apo kinoklub në Shqipëri pa pagesë vetëm që të rritesh politikisht. Nuk të shpërblen diktatori me kullë 65 kate, më të larten në ballkan. Nuk të arreston diktatori pas dhjetë vitesh në pushtet por sapo e merr atë. Diktatori nuk të mban në lojë por të nxjerr nga loja, madje duke shkelur rregullat që të japë mesazhin se jam unë që i vendos ato.

Kështu që, po, jemi zyrtarisht në diktaturë! Jemi në diktaturën e ligjit e me diktator SPAK-un, organi që u krijua dhe ka mbështetjen e SHBA-BE! Dhe të tillë diktature e mirëpret çdo qytetar që me zor e mbyll muajin. E mirëpret çdo shqiptar që ka ikur dhe të tjerë që po mendojnë ikjen për shkak të politikës së mbrapshtë. E mbështet kushdo që nuk ka llogari të hapura me drejtësinë. Janë pro kësaj diktature miliona shqiptarë që duan ndryshimin dhe mbylljen e epokës së tranzicionit. Prandaj, kjo lloj diktature është më e bukura në historinë e njerëzimit sepse është diktatura që i kundërvihet pushtetarëve dhe jo qytetarëve.

Sundimin e ligjit dhe kulturën e ndëshkueshmërisë nuk e duan vetëm tre persona; Berisha-Meta-Rama bashkë bandat që i shkojnë nga pas. Për fat të mirë, janë shumë pak në raport me shqiptarët e ndershëm që i neverisin këto tre modele. Praktikisht ka nisur era e ndryshimit dhe jam shpresëplotë se buzëqeshja do na rikthehet!'- shkruan Logu.

Jamarbër Malltezi është vënë në pranga pas hetimit të SPAK për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’. Dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha u arrestua gjatë kohës që ndodhej në Aeroportin e Rinasit. Ndërkohë SPAK ka vendosur ndalimin për udhëtim jashtë vendit për Berishën dhe i ka caktuar masën e detyrimit paraqitje.

Për ndërtuesin Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin në ndërtimin e kullave në ish kompleksin Partizani është vendosur masa detyrim paraqitje

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 22/10/2023 23:58

    Basha ben moralistin, por ai ka qene firmetari me i madh i korruptimeve ne kohen e Berishes. Basha duhet te hetoet dhe te rraset ne burg gjithashtu.

    Përgjigju
  • XXX: 22/10/2023 22:01

    Me vjen keq,por Belind Klliqi,paska pjerdh nga trute.E kemi konsideruar si njeri te mire e te drejte.Kemi thene se e ka zene taksirati dhe u ba me Berishen.Nuk u distancue kur Berisha u shpall non grata dhe thame do reflektoje me kohen se eshte djal i ri dhe i pa njollosur deri tani.Rasti i erdhi dhe kush i ka dy para mend duhet te distancohej.Me qendrimin e sotem ne mbrojtje te Berishes,tregoi se eshte nje servil,i pa afte dhe i pandreqshem.Qe ne kanditimin per Bashkine e Tiranes,me fjalimet e tij ,tregoj qe ishte nje koqe gomari.Dhe nuk ka faj,se rrin me shoke , si Salianji,Bardhi,etj. te rinj ne PD,qe jane bere ushtar te armikut Berisha dhe laskarve te tjer si F.Noka,Spaho,Paloka e plot te tjere,te korruptuar qe se shpejti do u dalin lakrat sheshit.Me vjen turp qe e kam ndjek deri sot PD dhe lutemi qe te krijohet nje Parti e vertete demokratike,e te kemi nje opzite,me njerz serjoz e me vizion e jo me hajdut e te korruptuR,tamam mistreca,qe kurre se kane pas vemendjen tek hallet e popullit,por si te vjedhin e te mbreterojne me vjedhje.Cilit ti drejtohemi,cila eshte ajo rini qe do sakrifikoje per krijimin e nje partie te vertete demokratike.

    Përgjigju
  • 100per qind: 22/10/2023 19:26

    Apo me këste do u kthesh paratë? Si Nano me firmat piramidale, vetëm 15%

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro