Malo: Shqipëria dhe prapaskenat
e Konferencës së Paqes në Paris

Malo: Shqipëria dhe prapaskenat<br />e Konferencës së Paqes në Paris
Anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë me të drejta të plota në NATO, pa asnjë mëdyshje  përbën një moment mjaft të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar. Por euforia e  Sali Berishës për përfshirjen e Shqipërisë  në hartën e  Aleancës  të Atlantikut të Veriut,  duke e cilësuar këtë ngjarje si më të rëndësishmen pas asaj të Shpalljes së Pavarësisë kombëtare, të lë  të mendosh se historia e popullit tonë është  aq e varfër, sa që  na duheheshin 97 vjet për të ruajtur një datë tjetër të shenjtë dhe kjo vetëm falë forcës politike që ai drejton.

Duke qenë se e vërteta historike,  pavarësisht nga format e regjimeve politike apo rotacioneve të pushtetit, nuk mund të retushohet, ne shqiptarët, pas themelimit të shtetit të pavarur, kemi të drejtë të krenohemi  edhe me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, pasi ishim përkrah  aleatëve të mëdhenj anglo-sovjeto-amerikanë; me anëtarësimin në OKB, organizatën më të madhe botrore, e cila ka për qëllim kryesor ruajtjen e paqes dhe sigurimit ndërkombëtar; me përzënien e Flotës sovjetike nga Pashalimani, duke e garantuar perëndimin se s’i vjen asnjë rrezik nga toka shqiptare; me daljen nga Traktati famëkeq i Varshavës, i cili u shëndrua në një instrument agresiv për vet vendet pjesëmarrëse në të dhe pa diskutim,  me pluralizmin politik, që çeli trasenë për zgjerimin e hapësirave të lirisë dhe demokratizimit të jetës së vendit.

Nëqoftëse sot  ka një Shqipëri që ruan kufijtë e vitit 1913, kjo i dedikohet në radhë të parë rreshtimit të popullit shqiptar në krah të fitimtarëve të Luftës së së Dytë Botrore. Në rast se ai do kishte zgjedhur ombrellën e Boshtit Romë-Berin-Tokio, aty ku deshën të na fusnin “baballarët e kombit” me Asamblenë e 12 prillit 1939, atëherë, në mbarim të luftës, gërshërët e shteteve shoviniste fqinje do e kishin prerë hartën e e Shqipërisë sipas orekseve lakmiqare të tyre të vjetra.

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit