Maltë/Cuarana Galizia: Parlamenti Europian bën presion mbi Muscat: Dorëhiqu! Kryeministri: Në fund të janarit!

Parlamenti Europian ka votuar një rezolutë përmes së cilës i kërkon Komisionit Europian të fillojë një dialog me Valetën zyrtare për sundimin e ligjit në Maltë, teksa jo më vonë se dje eurodeputetët e të gjithë spektrit politik i dërguan kryeministrit maltez Joseph Muscat një mesazh të përbashkët, dorëheqjen e menjëherëshme.

"Nëse zyra e tij, zyra e Kryeministrit është e përfshirë në vrasjen e gazetares Dafne Cuarana Galizia, çfarë tjetër nuk dimë akoma? Ai duhet të japë dorëheqjen," tha Esteban Gonzalez Pons, nga Partia Popullore Europiane.

Kreu i Partive Popullore Europiane Manfred Weber, duke folur për çështjen tha se "Kur një qeveri demokratike dyshohet se mbulon një akt vrasjeje dhe ku liria e shprehjes nuk ekziston, situata është më shumë se serioze. Ne nuk mund të mbështesim një qeveri imorale.”

Liberalja nga grupimi ‘Europa e Rinovuar’, Sophie in't Veld, akuzoi Këshillin Europian për "ulje në të njëjtën tryezë me Muscat" javën e kaluar në samitin e BE

"Ne – tha ajo, jemi të shqetësuar për mungesën e demokracisë në Maltë. Vërtet nuk është detyra jonë të kërkojmë dorëheqjen e Muscat por përfshirja e zyrës së kryeministrit në një çështje kaq serioze është një shqetësim i madh.

“Bota duhet ta dijë se ne nuk jemi si Joseph Muscat dhe si kriminelët që e rrethojnë”, - tha Roberta Metsola, italiania e grupimin nacionalist në Parlamentin Europian.

Presidentja von der Leyen tha se “Komisioni Europian i konsideron shqetësuese zhvillimet e fundit në Maltë. Ne – tha ajo po ndjekim me vëmendje zhvillimet dhe po presim një hetim të plotë, të pavarur dhe të përjashtuar çdo ndërhyrje politike.

Joseph Muscat, i cili erdhi në pushtet në 2013 kur ishte vetëm 39 vjeç, ka deklaruar se do të jap dorëheqjen në fund të muajit janar, një mesazh ky që nuk ka bindur protestuesit e shumtë të cilët e akuzojnë se ka gisht në vrasjen e gazetares Galizia në vitin 2017, e cila në momentin e ekzekutimit ishte duke hetuar një dosje të rëndësishme korrupsioni dhe skandalet e ‘Panama Papers’, brenda së cilës ndodhej edhe emri i gruas së kryeministrit Muscat. Për vrasjen Cuarana Galizia janë arrestuar tre të dyshuar si ekzekutorë, dy prej të cilëve kanë pranuar të bashkëpunojnë me drejtësinë. Ata kanë rrëfyer para prokurorëve se porositësi i vrasjes ishte biznesmeni i njohur Yorgen Fenech, drejtori menaxhues i Grupit Tumas dhe menaxher i përgjithshëm i termocentralit me gaz në Maltë,i cili është arrestuar dhe lënë i lirë disa here si dhe tre anëtarë të kabinetit qeveritar.

Prej disa javësh, mijëra njerëz kanë rrethuar parlamentin e Maltës dhe vazhdojnë të protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë dhe kryeministrit Joseph Muscat.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja