Maluma shprehet i trishtuar për anulimin e koncerteve prej koronavirusit, do të njoftohet datë e re

Maluma shprehet i trishtuar për anulimin e koncerteve prej koronavirusit, do të njoftohet datë e re

Maluma

Këngëtari kolumbian Maluma është shfaqur shumë i prekur për situatën e përhapjes së koronavirusit.

Ai anuloi koncertin e tij më 7 mars në Milano të Italisë dhe së fundmi ka njoftuar lajmin për një datë të re të shtyrë.

"Përshëndetje nga Greqia, unë dua t'ju them se jam pak i trishtuar sepse koncertet që do të kemi këtu në Greqi do të shtyhen, së shpejti do t'ju japim një datë të re.

Unë kisha planifikuar këto koncerte, por për fat të keq për situatën e koronavirusit do të duhet t’i shtyjmë, kështu që edhe me ekipin tim të punës ne morëm këtë vendim për mirëqenien e tyre, për mirëqenien e të gjithë ekuipazhit, mirëqenien e të gjithëve që jemi këtu", ka thënë Maluma në një video.

Në listën e koncerteve ishte edhe Shqipëria, në datën 14 mars, festën e Ditës së Verës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë