Mamaja amerikane fiton gjyqin:
Nutella nuk është e shëndetshme
Që kremi italian për bukë më i famshëm në botë nuk është një ushqim mik i linjës, e dinë të gjithë. Por këtë herë Nutella është përballur me inatin e një mamaje kaliforniane që shkoi deri në gjykatë për të kundërshtuar sloganin e reklamave që flisnin për një ushqim “të shëndetshëm dhe të ushqyeshëm”.
WASHINGTON – Që kremi italian për bukë më i famshëm në botë nuk është një ushqim mik i linjës, e dinë të gjithë. Por këtë herë Nutella është përballur me inatin e një mamaje kaliforniane që shkoi deri në gjykatë për të kundërshtuar sloganin e reklamave që flisnin për një ushqim “të shëndetshëm dhe të ushqyeshëm”, duke krijuar një class action që paralajmërohej shumë i rrezikshëm. Kështu, Ferrero Usa është detyruar të ndryshojë reklamat dhe të paguajë një dëmshpërblim.
Gjithçka lindi nga denoncimi i prezantuar shkurtin e kaluar nga Athena Hohenberg, mama e një fëmijë në San Diego, që akuzoi Ferrero-n se promovonte Nutella-n si “një shembull i mëngjesit të ekuilibruar, të shijshëm dhe të shëndetshëm”. Përkundrazi, pohoi gruaja, “Nutella nuk është as e shëndetshme, as ushqyese dhe është e ngjashme me ëmbëlsira të tjera dhe përmban nivele të rrezikshme yndyrash”. Sipas gruas, reklamat e Nutella-s të publikuara në SHBA nuk shfaqnin të gjithë elementet ushqyese të kremit për bukë, në veçanti yndyrnat.
Ferrero ka sqaruar se gjithçka i referohet vetëm Shteteve të Bashkuara dhe ligjeve të saj. “Nuk ka asnjë nevojë për të korrigjuar nga ana e firmës sjelljet e saj tregtare dhe reklamuese në vendet e tjera”. Ferrero ka sqaruar se marrëveshja e arritur mes palëve ka ardhur pasi kostot e saj janë më të ulta se ato të një proçesi të gjatë në SHBA.
Ferrero ka bërë të ditur se shuma e saktë e dëmshpërblimit do të lëvizë në bazë të numrit të personave që kanë marrë pjesë në class action. “Përdorimi i Nutella-s në mëngjes me bukë, qumësht dhe fruta në sasinë e sugjeruar – përfundon ndërmarrja – mbetet një përdorim i rekomanduar nga studime të shumta shkencore me rëndësi të madhe ndërkombëtare në kuadër të një diete të ekuilibruar që, siç thotë reklama, e bën jetën më të shijshme”.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?
-
Po
44.9%
-
Jo
50%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 3933
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bruksel/ Dosja “Black Eagle” e “SKY ECC”, dënohen me 9 vite burg dy shqiptarët për trafik kokaine
27 Qershor, 21:07
-
Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin SHBA-Meksikë
27 Qershor, 20:56
-
Emigrantë kinezë në Itali me makina luksoze, shkatërrohet banda në Itali
27 Qershor, 20:46
-
'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë
27 Qershor, 20:45
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e Prokurorit të Durrësit Ndriçim Troplini
27 Qershor, 20:37
-
VIDEO/ Momenti i 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Polici në 'arrest shtëpie'
27 Qershor, 20:30
-
Mero Baze: Dy betejat e fituara të opozitës, që shkojnë dëm
27 Qershor, 20:27
-
Minuta Zero/ Tifozi kuqezi që theu spagetit në Dortmund: Kisha 15 vjet që e prisja! I respektuam tepër italianët! Sylvinho duhet të vijojë punën
27 Qershor, 20:24
-
Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës
27 Qershor, 20:18
-
Sulmi në Banjska, delegacioni serb largohet pas fjalimit të palës kosovare
27 Qershor, 20:14
-
'Minuta Zero'/ Nard Ndoka zbulon: E njoh futbollin, kam qenë golëshënues! E pamendueshme që Broja rri jashtë formacionit
27 Qershor, 20:13
-
Komisionerët Publikë kërkojnë transferimin e Njësisë Ligjore në SPAK
27 Qershor, 20:03