Mamaja që po mahnit internetin me
bukurinë, duket e re sa e bija/ FOTO

Mamaja që po mahnit internetin me<br />bukurinë, duket e re sa e bija/ FOTO
Nje mama moderne si kjo nuk do ta kishte aspak problem nëse do të pyetej për moshën. Përkundrazi, me një figurë për t’u patur zili, lëkurë të butë e të shndritshme dhe stil të veçantë të të veshurit, 50 vjeçarja Xu Min, nga Kina shpesh ngatërrohet më të bijën e saj 25 vjeçe.

Me sa duket, sekreti i fytyrës së saj rinore është janë tiparet, të cilat kanë nevojë për regjim të mirë gjumi dhe mendje të qetë e pa strese.

Portalet kineze e cilësojnë si bukuri magjike paraqitjen e jashme të gruas që jeton në provincën Yunnan.

kine1


kine2


kine3
 ( Foto të zonjës Xu, nënë e një vajze 25 vjeçare )

Fanse e vathëve dhe takave të larta, zonja Xu shkëlqen kudo që shkon, qoftë për çajin e pasdites apo edhe nëpër dyqanet ushqimore.

Ajo shprehet se kur del për të bërë pazar shoqërohet gjithmonë nga e bija e cila e admiron për shijet e saj në modë.

“Unë dhe ime bijë jemi si shoqe të ngushta. Nuk shohim diferencë në moshë kur jemi bashkë”- shprehet Xu.

Ajo  e mban veten në tonus duke u marrë me punët e shtëpisë por nuk e mohon se është kujdesur jo pak për veten duke frekuentuar shpesh parukeritë dhe sallonet e bukurisë.
Majde me shaka shton se duhet të lyej më shpesh flokët ndryshe të tjerët do të dallojnë thinjat në kokën e saj. 

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar