Mamografi falas në poliklinikën 3
Interes në rritje i grave për ekzaminim

Mamografi falas në poliklinikën 3<br />Interes në rritje i grave për ekzaminim
TIRANE- Në Poliklinikën Qendrore numër tre në kryeqytet ofrohet shërbimi i mamografisë falas për të gjitha gratë. Kamera e “A1 Report” në kuadër të sensibilizimit të të gjitha grave dhe nënave shqiptare për kancerin e gjirit ka bërë një vëzhgim në Poliklinikën Qendrore numër tre për të parë nga afër interesimin që kanë paraqitur gratë mbi moshën 40 vjeç për të bërë mamografi.
 
Një grua mbi moshën 40 vjeç është e detyruar që të kryejë një herë në dy vjet mamografi. Ndërsa për vajzat dhe gratë nën moshën e përcaktuar lejohen të kryejnë mamografi vetëm me rekomandim të mjekut. Para se një grua të shkoj tek procesi i mamografisë, duhet të kalojë disa hapa të tjera. Së pari është vetëkontrolli i gjirit, që sipas mjekut onkolog rekomandohet një herë në muaj. Nëse me anë të këtij kontrolli gruaja vëren një ndryshim të vogël asimetrik të gjirit, një fryrje jo normale, apo edhe një tërheqje të lëkurës, atëherë menjëherë duhet t'i drejtohet mjekut të familjes. Më pas gruaja me rekomandimin e mjekut të familjes duhet të konsultohet me mjekun kirurg onkolog, etapa tjetër është të kryej ekzaminimin imazherik që është ekografia për moshat e reja, dhe mamografia në moshat 40-vjeç.
 
Në poliklinikën qendrore sot janë regjistruar 13 raste të grave që janë vizituar ku 8 prej të cilave kanë qenë të siguruara ndërsa 5 të tjerat jo. Nga këto ekzaminime dy prej tyre kanë rezultuar me kiste.
 
Mesatarisht në ditë mund të kryen 10 deri në 12 mamografi, dhe një seancë e tillë zgjatë deri në 20 minuta, por në muajin tetor mamografia do të jetë falas kështu që ju bëjmë apel të gjitha grave dhe nënave që të drejtohen pranë qendrave për të bërë një kontroll rutinë në kuadër të mbrojtjes së jetës së tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024