Mamografia e lëvizshme në Kuçovë
Të dhënat: 10 në 1000 gra me tumo

Mamografia e lëvizshme në Kuçovë<br />Të dhënat: 10 në 1000 gra me tumo
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka ndjekur nga afër rezultatet e aktivitetit të ofrimit të shërbimeve të ekzaminimit mammografik të gjirit nëpërmjet njësive të lëvizshme të mammografisë në Kuçovë, si pjesë e kalendarit të punës së Institutit të Shëndetit Publik në zonat që kanë aktualisht akses të kufizuar për të marrë këtë shërbim.

“Ky shërbim i ofruar nga njësitë e lëvizshme të mamografisë, është në përputhje me angazhimet e Programit të Qeverisë për vëmendje të shtuar ndaj sëmundjeve tumorale, duke ofruar më shumë mundësi për diagnostikim të hershëm,” deklaroi ministri Beqaj.
 
Këto ekzaminime ofrohen pa pagesë, për të rrëzuar kështu barrierat fiannciare që mund të kenë gra nga shtresa të ndrsyhme në përmbushje të angazhimit për mbulim universal, shtoi më tej ai, duke theksuar se “këto ekzaminime ofrohen pranë vendbanimit në zona me periferike të vendit, për të rrëzuar kështu barrierat gjeografike në përbushje të angazhimit për akses universal, pasi besojmë se ky i fundit e bën të prekshëm Mbulimin Universal”.

Të dhënat lidhur me aktivitetin e njësisë së mamografive të lëvizshme në zonat me akses të kufizuar ndaj këtij shërbimi shëndetësor për periudhën nga fillimii vitit deri tani, tregojnë për një numër të përgjithshëm prej 500 ekzaminimesh.

ILIR BEQAJ
 
Prej dy javësh ofrojnë shërbim me kapacitet të plotë të dy njësitë lëvizëse. Mesatarisht cdo nëjsi bën rreth 15 ekzaminime në ditë duke bërë të mundur që cdo muaj të mund të ekzaminohen rreth 600 gra.

Aktualisht, njëra prej njësive ndodhet në Ersekë që prej javës së kaluar pasi kreu tre javë në Gjirokastër, ndërsa njësia tjetër, pas Përmetit, ka filluar tashmë punën në Kuçovë. Përveç këtyre qyteteve, është ofruar shërbim edhe në Ballsh (1 javë) dhe Tepelenë (2 javë).

Përsa i përket gjurmimit operativ të proçesit të vlerësimit të mëtejshëm apo të diagnostikimit për rastet e dyshimta, ISHP ka planifikuar që në fund të vitit të kryjë një verifikim përmes krahasimit të emrave të përfshirë ne proçesin e kapjes së hershme me emrat e përfshirë në regjistrin e kancerit.

ILIR BEQAJ

Nga të dhënat e disa analizave paraprake, bazuar në gjetjet e fushatën së ndërgjegjësimit tetor-nntor 2014, vlerësohet se më shumë se 10 në 1000 gra të ekzaminuara përfundon në një diagnozë tumori të gjirit. Ky tregues rezulton mjaft më i lartë se ai i raportuar nga programet rutinë të depistimit me mamografi në vende të tjera evropiane (ku 1000 mamografi primare depistuese prodhojnë jo më shumë se 4 raste zbulimi të hershëm të kancerit).

Kjo duhet te shpjegohet nga fakti i përfshirjes në ekzaminime në vendin tonë të një numri të madh grash me risk më të lartë për kancer në këtë fazë të ndërhyrjes për kontrollin e kancerit të gjirit.

Kjo shpjegon edhe numrin e lartë të grave të referuara për ekzaminime shtesë (30-60%). Gratë e ekzaminuara janë të moshës 40-65 vjeç. Shumica dërrmuese e tyre ekzaminohen për herë të parë, por ka raste grash të diagnostikuara dhe të trajtuara ndërkohë me kancer gjiri, të cilat kanë nevojë për riekzamime periodike pasi janë me risk të lartë rishfaqjeje të kancerit ose kancer të ri.

ISHP bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me DSHP-të dhe spitalet rajonale për organizimin e mini-fushatave lokale të ndërgjegjësimit, menaxhimin e fluksit të grave dhe referimin për ekzaminimet shtesë.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin