MAMURRAS - Arrestohet autori i dytë i atentatit të Mamurrasit të 5 Qershorit të këtij viti ku mbeti i vrarë një fëmijë 9 vjeç. Policia e Kurbinit vuri në pranga sot Altin Shkretën 32 vjec, ndërsa një ditë pas ngjarjes ishte arrestuar dhe vëllai i tij Alban Shkreta. Shkreta u arrestua në orët e para të mëngesit të sotëm në aksin Fushë Krujë-Milot teksa levizte me një automjet.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 5 qershorit kur dy vëllezërit Shkreta qëlluan me automatic drejt automjetit të drejtuar nga Muharrem Llanaj ku pas breshërive mbeti I vrarë nipi I tij 9-vjecari Indrit Llanaj. Fëmija mbeti viktimë e këtij krimi të rëndë ndërsa objektiv I atentatit ishte xhaxhai I tij 62 vjec I cili mbeti I plagosur rëndë.

Njëri nga atentatorët Alban Shkreta u arrestua mbrëmjen e 5 qershorit, kurse vëllai I tij mundi ti fshihej gjatë kësaj kohe forcave policore.
(.n.s/r.d.shqiptarja.com)