Rruga qe lidh disa fshatra të zonës perëndimore të Mamurrasit është kthyer në makth për banorët e kësaj zone. E gjithë gjatësia e rrugës ku lidhen fshatrat Ferrtrashe, Marvalake dhe Goleme me qytetin e Mamurrasit është tërësisht e amortizuar.
Drejtuesit e automjeteve ankohen për dëmet që pësojnë automjetet e tyre. Ata thonë se po paguajnë taksat, por askush nuk po e kthen kokën nga problemet që ata kanë.
“Shikojeni si është rruga e pa shtuar dhe ka gropa që cilat dëmtojnë makinën, nuk kanë bërë asgjë deri tani,” tha një drejtues mjeti.
“Rruga është shumë e keqe siç e shikoni, nuk kalohet këtu vetëm me tank mundesh,” tregoi një i ri.
“Jemi një lagje prej 30 shtëpish, rruga është e mbaruar nuk është për urgjencë dhe për asgjë, vetëm nëse ecën në këmbë,” shpjegoi një banorë i zonës.
Problemi me i madh është në rastet e urgjencave mjekësore pasi automjetet u duhet të lëvizin ngadalë dhe me shumë vështirësi. Pavarësisht kësaj problematike që paraqitet në këtë zonë autoritetet lokale nuk janë shqetësuar asnjëherë për gjendjen e kësaj rruge. Drejtues të Bashkisë së Kurbinit nuk kanë pranuar të japin asnjë prononcim në lidhje me këtë problematikë.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO