Renditja/ Arsenal dhe Liverpool barazojnë 2-2, City në krye të klasifikimit! Man. United katastrofë, West Ham e mund 2-1! Fitojnë Chelsea e Palace

Renditja/ Arsenal dhe Liverpool barazojnë 2-2, City në krye të klasifikimit! Man. United katastrofë, West Ham e mund 2-1! Fitojnë Chelsea e Palace

Festa e Chelsea

Premier League në Angli është në raundin e nëntë. Kjo e diel sportive në ishull nisi në orën 15:00 me tre takime. Te tri pikët dolën Chelsea, Uest Ham dhe Crystal Palace. Ndërkohë disfata për Manchester United dhe Tottenham. Sfida më e rëndësishme, ajo mes Arsenalit dhe Liverpoolit u mbyll 2-2. Pas këtyre rezultateve është Manchester City që i gëzohet kreut të Premier League.

Dueli më i rëndësishëm i raundit të nëntë në Premier League u zhvillua në "Emirates", aty ku Arsenal dhe Liverpool barazuan 2-2. Me këtë rezultat të kuqtë e Arne Slot humbasin kreun e tabelës që tanimë mbahet nga Manchester City. Saka dhe Merino shënuan për "Topçinjtë", ndërsa Liverpool barazoi dy herë me van Dijk dhe Salah.

Në "London Stadium" ishte Uest Ham që fitoi 2-1 kundër Manchester United. Summerville dhe Bouen (penallti) shënuan për vendasit, ndërsa Casemiro barazoi përkohësisht për United. Skuadra e ten Hag është në një gjendje katastrofike sa i takon rezultateve, me trajnerin që rrezikon shkarkimin.

Në "Stamford Bridge" Chelsea fitoi 2-1 kundër Neucastle. Jackson dhe Palmer shënuan për vendasit, ndërsa barazimi i përkohshëm u vendos nga Isak. Ndërkohë, në sfidën e tretë të Londrës skuadra e Crystal Palace befasoi 1-0 Tottenhamin me golin e Mateta.

E veçantë në Premier League pasi të katërta ndeshjet e sotme u zhvilluan në Londër.

Premier League, raundi 9-të:

E diel, 27 tetor 2024

15:00

Chelsea 2-1 Neucastle

Crystal Palace 1-0 Tottenham

Uest Ham 2-1 Manchester United

17:30 Arsenal 2-2 Liverpool

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:28
Spektakël me katër gola, Arsenal dhe Liverpool barazojnë 2-2! Buzëqesh Man. City

Dueli më i rëndësishëm i raundit të nëntë në Premier League u zhvillua në "Emirates", aty ku Arsenal dhe Liverpool barazuan 2-2. Me këtë rezultat të kuqtë e Arne Slot humbasin kreun e tabelës që tanimë mbahet nga Manchester City. Saka dhe Merino shënuan për "Topçinjtë", ndërsa Liverpool barazoi dy herë me van Dijk dhe Salah.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti tragjik në aksin Lushnjë-Tiranë, viktimë avokati i njohur! Po kalonte rrugën në këmbë

Aksidenti tragjik në aksin Lushnjë-Tiranë, viktimë avokati i njohur! Po kalonte rrugën në këmbë