Man United, Rooney hyn në histori
249 gola dhe arrin Bobby Charlton

Ekipi i Manchester United kalon në fazën e 1/16 të finaleve të ‘FA CUP’ pas fitores 4 me 0 të marrë ditën e sotme ndaj Reading.

Por rezultati dhe fitorja kalojnë në plan të dytë pas rekordit të regjistruar nga sulmuesi ikonë i djajve, Wayne Rooney.

Pasi është rikthyer si titullar që nga ardhja e Mourinho-s, Rooney ka gjetur rrugën e rrjetës pas 7 minutash lojë duke shënuar një gol historik.

Dhe është kështu jo për mënyrën se si është shënuar por për faktin se ky do të jetë goli i 249-të duke barazuar rekordin e mëparshëm të legjendës së Manchester United, Bobby Charlton.

Rooney në 13 sezone dhe 543 ndeshje ka shënuar 179 gola në Premier League, 22 në ‘FA CUP’, 5 në kupën e ligës, 39 në Europë dhe katër në kompeticione të tjera.

Sulmuesi është gjithashtu rekordmeni i golave të shënuar me fanellën e kombëtares angleze. Të gjithë këta numra i përkasin atij djaloshi i cili u shfaq në Manchester në moshën 18 vjeçare, duke shkuar shpejt në majat e futbollit botëror e duke vazhduar të qëndrojë edhe sot e kësaj dite, vetëm 31 vjeç.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik

Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik