Manaferrat rrisin më shumë
mundësitë për t'u bërë baba

Manaferrat rrisin më shumë<br />mundësitë për t'u bërë baba
SHBA - Sipas hulumtuesve, manaferat mund të rrisin akoma më shumë mundësitë për t'u bërë baba. Manaferrat përmbajnë nivele të larta të vitaminës C, një lëndë ushqyese kyç për fertilitetin mashkullor, si dhe magnez, i cili është i përfshirë në prodhimin e testosteronit.

Manaferrat gjithashtu mendohet se luajnë rol të rëndësishëm edhe në mbrojtjen e spermatozoideve kur meshkujt janë të stresuar.

Sipas studimit të laboratorit Laërence Berkeley në SHBA, u gjet se burrat që kishin konsum të lartë të vitaminës C, kishin 20% më pak "dëme" në ADN-në e spermatozoideve. Kurse një mjeke dietike, Juliet Wilson tha se "manaferrat shërbejnë për të rritur pjellorinë tek burrat, por edhe tek gratë".

Ajo shtoi gjithashtu se manaferrat kanë të njëjtat vlera ushqyese dhe vitamina njësoj si dhe rrushi. "Manaferrat sigurojnë të njëjtën sasi vitamine C njësoj si rrushi", vazhdon mjekja Wilson. Përveç këtyre cilësive, ky lloj fruti ndihmon edhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme dhe për balancimin e hormoneve seksuale.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Zvicra shpall listën paraprake të futbollistëve të grumbulluar për Euro 2024, nuk mungojnë lojtarët me origjinë shqiptare

Zvicra shpall listën paraprake të futbollistëve të grumbulluar për Euro 2024, nuk mungojnë lojtarët me origjinë shqiptare