Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj, pasi tundi dy herë portën në ndeshjen e Shqipërisë kundër Andorës, ka bërë të njëjtën gjë edhe këtë të shtunë me ekipin e tij Sivaspor në Turqi.
Në minutën e 13 Manaj zhbllokoi shifrat me lëvizje mjeshtërore brenda zonës, ndërsa nuk e la me kaq. Sulmuesi 28-vjeçar, brenda një kohe shumë të shkurtër shënoi edhe golin e dytë personal, ndërsa në përfundim Sivaspor e fitoi ndeshjen me rezultatin 5-1. Manaj dha edhe dy asist. Në total, me këto dy realizime, Manaj shkoi në kuotën e 10 golave këtë sezon në kampionatin turk.

Komento
Komente

