“Pjesë e ndryshimeve do të jetë asistenca ligjore dhe shërbimet e ekspertizës, ” tha Koka.
Viktimat e dhunës në familje do të kenë asistencë ligjore dhe avokat falas nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Këto propozime u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Manastirliu, u shpreh se propozimet parashikojnë detyrimin e të gjitha organeve shtetërore për të ofruar falas çdo shërbim ekspertize të rasteve të dhunës në familje, ndërsa shpenzimet e ekspertëve që thirren nga gjykata do të paguhen nga dhunuesi.
“Vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2017 janë regjistruar mbi 3400 denoncime për dhunë në familje, nga të cilat 1940 kërkesa u regjistruan për urdhër mbrojtje.
Për fat të keq, 11 persona, 8 prej të cilëve gra, bashkëshorte, nëna….humbën jetën. Në përgjigje të rasteve të shtuara të denoncimit të dhunës në familje, në disa raste me pasoja tragjike, rishikimi i ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, lindi si një domosdoshmëri për të garantuar mbrojtjen e strukturës së familjes nga dhuna”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Ndërsa Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë, kujtoi gjyqtaren Fildeze Hafizi e cila u ekzektua nga ish bashkëshorti i saj.
Vetëm për periudhën janar – gusht 2017, nga të dhënat e marra nga Gjykata e Tiranës janë 673 urdhra mbrojtjeje të depozituara, prej të cilave 137 janë pranuar, ndërsa 433 raste janë pushuar nga gjykata.
Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

VIDEO








