Manastirliu-infermierëve:Aplikoni
për punë në portalin online

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar portalin online për infermierët ku mund të aplikojnë për punësim. Si fillim infermierët duhet të aplikojnë për të marrë trajnimin e nevojshëm më pas vendoset për punësim.

Manastirliu u shpreh se ky portal ofron garanci dhe shërbim dhe eliminon punësimet me miq apo korrupsionit. Nëpërmjet portalit punësimi do bëhet sipas kritereve ligjore dhe në bazë të meritës.

“Tashmë është koha të bëhen ndryshime për shërbimin e infermierëve, do zgjidhen vetëm ata që janë të aftë për ti shërbyer qytetarëve, ofrohen 420 vende të lira pune,  tha Manastirliu.

“Infermieri është kontakti i parë me pacientin dhe roli i tij nuk është vetëm profesion por mision për jetën e njeriut. Nëpërmjet kësaj platforme mund të vini vetën në provë. Do të përzgjidhen më të aftët nëpërmjet një sistemi transparent. Platrorma do të ndryshojë mënyrën se si bëhet punësimi. Është një reformë që garanton vlerësim mbi bazë merite, i jep fund fitimit të punës nëpërmjet mikut, tarafit apo partisë”” shpjegoi Ministria.

Tashmë portali i ri dedikuar infermierëve ka për të sjellë jo vetëm punësimin e infermierëve të kualifikuar por edhe dhënien e një shërbimi cilësor për çdo pacient.

Rdaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Dëbora në Dibër/ Automjete të shumta bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore

Dëbora në Dibër/ Automjete të shumta bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore