Manastirliu: Kemi 330 misione jetëshpëtuese në të gjithë vendin! Koha mesatare e urgjencave 15 minuta

Manastirliu: Kemi 330 misione jetëshpëtuese në të gjithë vendin! Koha mesatare e urgjencave 15 minuta

Ogerta Manastirliu

TIRANE- Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu ishte sot së bashku me kryeministrin Edi Rama në eventin për Modernizimin e Urgjencës Kombëtare, në Spitalin e Traumës. Manastirliu u shpreh se ndryshimet rënjësore në shërbimin e Urgjencës kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në uljen e kohës së autoambulancave në vendin ku ky shërbim kërkohen. Janë 340 mijë thirrje të përballuara nga shërbimi I urgjencës kombëtare vetëm në 10 muajt e këtij viti.

“Zero thirrje të humbura nga njësia e koordinimit të shërbimit kombëtar të urgjencës, prej ditës kur numri unik pret thirrjet nga çdo cep i Shqipërisë, nga veriu në jug. Kemi 1130 thirrje për ndihmë, që priten çdo ditë në Qendrën Kombëtare të Urgjencës. Kemi 330 misione jetëshpëtuese, qe kryhen çdo ditë në të gjithë territorin. Sot, koha mesatare e mbërritjes se urgjencave është 15 minuta ne zonat urbane dhe 20 min ne zonat rurale”, u shpreh Manastirliu.

Duke folur për ndryshimin e shërbimit të urgjencës në territor, Manastrliu theksoi se do të vijojnë investimet për mjete të reja të urgjencës.

“Ne do të vijojmë me investimet për përmirësimin e këtij shërbimi sepse ngritja në një standard të ri i shërbimit të urgjencës mjekësore është boshti i të gjithë investimeve, për të patur një shëndetësi më të mirë, që i përgjigjet në kohë dhe me cilësi nevojave të qytetarëve dhe deri ne 2021 do te investojme jo vetem ne flote te re dhe pajisje por fokusi do jete tek mjeket dhe infermieret”, tha Manastirliu.

Investimet në Urgjencën Kombëtare gjatë dy viteve të fundit përfshijnë 37 autoambulanca të reja, të mirëpajisura dhe me aparatura jetëshpëtuese si dhe 100 sete të ndihmës së parë janë vënë në shërbim të autoambulancave në spitale, duke filluar nga ato për traumën, setet e intubimit, të medikamenteve dhe të mjekimit. Numri unik 127 i Urgjencës, prej gati një viti është shtrirë në të gjithë vendin.

Vetëm gjatë këtij viti kur ka nisur funksionimir i numrit unik 127 në të gjithë vendin janë kryer 103 mijë misione dhe ka rëndësi të thuhet se 45% e qytetarëve që kanë patur nevojë për ndihmë, e kanë marrë ndihmën e nevojshme në banesë, pa patur nevojë të transportohen në spital.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pula: 04/11/2019 03:10

    Moj ministre pse na del perdite ne tv,,sikur po mundohesh te na mbushesh mendjen se po punon,,kur dihet shume mire qe shendetsia do fonde dhe mjeke,,fonde nuk ka se ju i vidhni me koncesione e tendera...turp te keni,,kur te mos jesh me ministre askush nuk do ju hedhi qyrret,,do jeni njerez te urryer...

    Përgjigju
  • Populli: 01/11/2019 14:44

    Zonja Manastirliu shih spitalin e shkoders ç far korrupsioni ka? Edhe dorezat e mjekut po i blejne pacientet se ju mungojne mjekeve! Mos u mburr po shih realitetin ne spitalet, se jete njerezish po shpetoni po paguajne me leshet e kokes ilaçet qe ju nuk ja servirni te semureve,po i blejne familjaret zonja Ministre qe del per dite dhe bon reklame per shendetesine turp,turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë