Manastirliu: Kemi sinjale se varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri! Mostrat do dërgohen në Gjermani! Njësi të lëvizshme për vaksinimin derë më derë

TIRANË- Varianti Delta i COVID, ose siç njihet ndryshe ai indian, mund të ketë hyrë në Shqipëri. Për këtë, ka disa sinjale të pazakonta për të cilat një sërë mostrash do të dërgohen në Gjermani, për të arritur deri në një përfundim zyrtar. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajoi që bëri të ditur këtë lajm, teksa bëri thirrje që të mos neglizhohet vaksinimi anti-COVID. 

 “Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri. Jam këtu për të nxitur edhe njëherë vaksinimin, në qendrat shëndetësore, në ambulanca, në qendrat e vaksinimit të përqendruar. Tashmë, duke filluar nga fundjava dhe në vijim, edhe me njësitë lëvizëse, të cilat do të jenë në territor dhe do të ndihmojnë për vaksinimin në zonat ku kemi xhepa ende të pavaksinuar”, bëri me dije Manastirliu.

Ekspertët në Shqipëri kanë deklaruar se ky variant transmetohet më lehtë, por është më pak vdekjeprurës. Ai ngatërrohet lehtësisht me gripin normal pasi kanë pothuajse të njëjtat simptoma që janë dhimbje koke, gryke dhe rrufë e ndërsa temperatura është ndër simptomat e katërta. Nga qendra shëndetësore në Sauk, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh, se vaksinimi do të vijojë me intensitet gjatë verës, teksa një tjetër sasi dozash pritet të mbërrijnë gjatë korrik-gushtit.

“Ne duam të vijojmë vaksinimin me ritëm dhe po sigurojmë edhe disponibilitetin e vaksinave për këtë. Brenda korrik-gushtit ne presim edhe 500 mijë doza të tjera vaksinash, për të vijuar këtë proces jetik, që është arma më e mirë për të shmangur pasojat e varianteve të reja të mundshme, siç është varianti Delta”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se grupmosha më mirë e mbuluar sa i takon vaksinimit është ajo 70-79 vjeç, ndërsa bëri apel për qytetarët për ta shfrytëzuar sa më parë mundësinë për t’u vaksinuar. Sipas Ministres së Shëndetësisë, plani kombëtar i vaksinimit parashikon vijimin e vaksinimit të kombinuar por edhe ditët e hapura të vaksinimit +18 vjeç, të cilat do të rikthehen sërish në muajt korrik dhe gusht. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,011,297 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 429,191 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja