Manastirliu: Lufta me COVID ende larg fundit! Kemi kontraktuar doza për 800 mijë qytetarë, të parat mund të vijnë brenda shkurtit nga Pfizer
Ministrja Ogerta Manastirliu
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend ka theksuar se vijon puna për marrjen e dozave të para të vaksinës anti COVID nga Pfizer, ndonëse thekson se lufta me virusin është ende larg fundit.
Ministrja tha se kemi të kontraktuara doza për 800 mijë qytetarë. Sipas saj edhe instrumenti Covax është angazhuar të sjellë dozat e para brenda muajit shkurt.
“Lufta me COVID është ende larg fundit edhe pse vaksina është drita që shihet në fund të tunelit. Përpjekjet tona janë maksimale dhe jemi të vendosur në mundësim sa më të shpejtë të dozave të vaksinës. E ndërkohë që stafet tona janë në krye të detyrës për tiu përgjigjur çdo qytetari që ka nevojë për kujdes shëndetësor. Përpjekja jonë e pandaluar për sigurimin e vaksinave.
Ne kemi të kontraktuara doza për 800 mijë qytetarë duke filluar me grupet prioritare. Jemi në pritje të dërgesës së parë nga kompania Pfizer, jemi besimplotë se Pfizer do ti qëndrojë kontratës së lidhur për dërgesën e dozave të para.
Edhe instrumenti Covax është angazhuar të sjellë dozat e para të Pfizer brenda muajit shkurt. Vaksina është malli më i dërguar në botë. Qeveria shqiptare ka marrë masa në kohë. U angazhuam në paraagimin e marrëveshjes Pfizes.
Puna jonë vijon për të lidhur marrëveshje me vende europiane për të siguruar doza të tjera të vaksinave. Megjithatë në botë po rriten infektimet. Të jemi të kujdesshëm. Të mos ulim vigjilencën ndaj virusit. Vëmendja është sot më shumë se kurrë për çdo qytetar. Me punë pa fjalë ia kemi dalë të shtojmë numrin e testimeve. 36 autoambulanca të reja iu shtuan flotës anti covid. Një spital i ri do i shtohet rrjetit të spitaleve tona me financimin e turqisë mike. Kemi vaksinuar 600 mjekë dhe infermierë me dozën e parë dhe për të siguruar dhe dozën e dytë. Gjithashtu kemi gati dhe vaksinimin e grupeve parësore menjëherë sapo të mbërrijnë dozat e para të Pfizer në vendin tonë”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Manastirliu: Lufta me COVID ende larg fundit! Dozat e para të Pfizer përmes COVAX vijnë brenda shkurtit, për 800 000 qytetarë
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4065
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor, 12:17
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07