Manastirliu: Mamografitë do të
kryhen dhe pasdite gjatë tetorit

Manastirliu: Mamografitë do të<br />kryhen dhe pasdite gjatë tetorit
Në kuadër të muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, mamografët e lëvizshëm ndaluan sot në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku kryen ekzaminimin e mamgrafisë falas gratë e punësuara në fasoneritë e zonës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu, prezente në këtë depistim, u ndal te rëndësia e kontrollit të gjirit për çdo vajzë dhe grua, pasi shpëton jetën!
 
“Është e rëndësishme të kuptojmë se beteja me kancerin e gjirit është nje betejë që mund të fitohet! Në këtë muaj ndergjegjësimi, nuk do të reshtim se thëni e ngulituri fort në mendjen e çdo vajze, çdo gruaje, se kanceri i gjirit është një kërcënim real per secilën prej nesh. Në Shqipëri ka çdo vit 500 raste të reja - gra e vajza të prekura nga kanceri i gjirit. Për fat të keq, shumica e rasteve shkojnë te mjeku në stade të avancuara, çka e bën kancerin e gjirit një nga shkaktarët e parë të mortalitetit tek gratë”, u shpreh Manastirliu.
 
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh se mamografët e lëvizshëm do të shkojnë aty ku janë nevojat, duke u dhënë mundësinë grave dhe vajzave të diagnostikohen në kohë.
 
“Ndaj jemi sot këtu duke ofruar falas shërbimin e mamografit të lëvizshëm për gratë e zonës së ish-Kënetës, duke afruar shërbimin aty ku janë nevojat. Do ta bejmë këtë përmes një kalendari tashmë të përcaktuar, duke shkuar me mamografët tanë të lëvizshëm në çdo fshat apo qytet, duke ndihmuar në diagnostikimin në kohë të kancerit të gjirit. Jemi sot në Kënetë të Durrësit, por paralelisht, shërbimi i mamografisë së lëvizshme po ofrohet aktualisht në Fier. Më pas do të ofrojmë shërbimin në Vlorë, Gjirokaster e Përmet, per ta permbyllur muajin me Lezhë. Por dua të theksoj se mamografët e lëvizshëm nuk do të ndalen. Vijojmë gjatë gjithë vitit, në çdo cep të Shqipërisë, duke mundësuar falas rreth 5 mijë ekzaminime në vit”, vijoi ministrja.
 
Manastirliu u shpreh se po përmirësohet edhe flota e aparaturave për diagnostikimin e kancerit të gjirit, duket shtuar 5 mamografë të rinj për spitalet rajonale dhe një akserelator linear të dytë në spitalin Onkologjik.
 
Ministrja Manastirliu bëri edhe një apel: “Gjej rastin t’ju bëj thirrje të gjithë grave dhe vajzave, të gjejnë gjysëm ore kohë për të kryer këtë ekzaminim në spitalet dhe poliklinikat tona, përgjatë gjithë muajit, si paradite ashtu edhe në oraret e pasdites”.
 
Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë mes grave dhe vajzave në Shqipëri. Shënohen rreth 500 raste të reja në vit. Bazuar në një anlizë të standartizuar të vendeve të mesdheut, probabiliteti për kapjen e hershme dhe trajtimin e kancerit të gjirit, sipas raportit të vdekshmërisë me incidencën është 35%.
 
[gallery]24206[/gallery]

Redaksia Online
Er.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE