Manastirliu: Më 6 dhjetor shqiptarët do e braktisin Berishën dhe përpjekjen e tij për të njollosur Shqipërinë

Manastirliu: Më 6 dhjetor shqiptarët do e braktisin Berishën dhe përpjekjen e tij për të njollosur Shqipërinë

1668892987_1668519831Screenshot6.jpg

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar për protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha më 6 dhjetor. Manastirliu shkruan se interesat e shqiptarëve nuk përkojnë me ato të Berishës dhe se më 6 dhjetor ata do ta braktisin Berishën.

"6 Dhjetori është dita për të cilën çdo shqiptar ndihet krenar. Sali Berisha, jo. Interesat e shqiptarëve nuk përkojnë me interesat e Sali Berishës. Interesi i madh i shqiptarëve është që të vazhdojnë përpara me ritme të shpejta në rrugën e pakthyeshme të integrimit në Bashkimin Evropian. Interesi i vogël i Sali Berishës, është që të pengojë me çdo kusht dhe me çdo mjet këtë aspiratë historike të shqiptarëve.

Për fatin e tij të keq, njolla e “non grata”-s, nuk mund të jetë kurrsesi halli i një populli, rruga e të cilit është ndarë një e herë e mirë, shumë kohë më parë, nga Sali Berisha. Shqipëria do ta mikpresë denjësisht për herë të parë, në 6 dhjetor, Samitin e Bashkimit Evropian???? me vendet e Ballkanit Perëndimor.

6 dhjetori do të shënojë njëkohësisht ditën kur shqiptarët do të braktisin një herë e përgjithmonë në hallin e tij Sali Berishën, duke i kthyer shpinën përpjekjeve të non grata-s për të njollosur Shqipërinë", tha Manastirliu. 


Lajmi kryesor:

Berisha protestë ditën e samitit të BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, blloku i socialistëve e dënon: Turpëron shqiptarët


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin