Berisha protestë ditën e samitit të BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, blloku i socialistëve e dënon: Turpëron shqiptarët

Berisha protestë ditën e samitit të BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, blloku i socialistëve e dënon: Turpëron shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha

TIRANË-  Blloku socialist ka reaguar ashpër ndaj protestës së thirrur nga Berisha. Ministrat dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë reaguar mes rrjeteve sociale për protestën e thirrur më 6 dhjetor.

Më 6 dhjetor pritet që krerët e BE-së të zbarkojnë në Tiranë, duke shënuar kështu një datë historike për vendin, por planet e ish kryeministrit janë protestat.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e kanë dënuar njëzëri duke e cilësuar si një turp për shqiptarët.

I pari që reagoi ishte Ulsi Manja thotë se ‘non grata’ kërkon që ta vendosë Shqipërinë në ruletën ruse, e nga ana tjetër bën thirrje që të shndërrojmë 6 dhjetorin në një shuplakë të fortë bojkoti, ndaj axhendës destabilizuese të Sali ‘non gratës’.

Më tej Manja thekson se Shqipërinë nuk mund ta marrë peng në marrëzinë e vetmisë së tij Berisha dhe taborët e tij.

‘Berisha kërkon të vendosë Shqipërinë në ruletën ruse. Në 6 dhjetor, këtë ditë historike për shqiptarët kur në Tiranë do të mbahet samiti historik BE-Ballkani Perëndimor, "NON GRATA" kërkon të damkosë Shqipërinë me vulën e turpit të sponsorizuar nga rublat ruse.

Ta shndërrojmë 6 dhjetorin në një shuplakë të fortë bojkoti ndaj axhendës destabilizuese të Sali NON GRATËS. Shqipërinë nuk mund ta marrë peng në marrëzinë e vetmisë së tij Berisha dhe taborët e tij. Shqipëria iu përket shqiptarëve dhe vendi i saj është në BE e krah SHBA një herë e përgjithmonë!’- shkruan Manja.

Nga konferenca për mediat, Berisha tha se më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale.

Menjëherë pasi u njoftua protesta, pati edhe një reagim nga pjesa tjetër e Grupit të PD. Deputeti Kreshnik Çollaku thotë se mbajtja e protestës ditën që do të organizohet samiti i BE-së është një gafë e madhe dhe e dëmton opozitën në skenën ndërkombëtare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:20
Manastirliu: Më 6 dhjetor shqiptarët do e braktisin Berishën dhe përpjekjen e tij për të njollosur Shqipërinë

1668892987_1668519831Screenshot6.jpg

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar për protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha më 6 dhjetor. Manastirliu shkruan se interesat e shqiptarëve nuk përkojnë me ato të Berishës dhe se më 6 dhjetor ata do ta braktisin Berishën.

"6 Dhjetori është dita për të cilën çdo shqiptar ndihet krenar. Sali Berisha, jo. Interesat e shqiptarëve nuk përkojnë me interesat e Sali Berishës. Interesi i madh i shqiptarëve është që të vazhdojnë përpara me ritme të shpejta në rrugën e pakthyeshme të integrimit në Bashkimin Evropian. Interesi i vogël i Sali Berishës, është që të pengojë me çdo kusht dhe me çdo mjet këtë aspiratë historike të shqiptarëve.

Për fatin e tij të keq, njolla e “non grata”-s, nuk mund të jetë kurrsesi halli i një populli, rruga e të cilit është ndarë një e herë e mirë, shumë kohë më parë, nga Sali Berisha. Shqipëria do ta mikpresë denjësisht për herë të parë, në 6 dhjetor, Samitin e Bashkimit Evropian???? me vendet e Ballkanit Perëndimor.

6 dhjetori do të shënojë njëkohësisht ditën kur shqiptarët do të braktisin një herë e përgjithmonë në hallin e tij Sali Berishën, duke i kthyer shpinën përpjekjeve të non grata-s për të njollosur Shqipërinë", tha Manastirliu. 

Ora 22:16
Berisha paralajmëroi protestë më 6 dhjetor, Xhaçka: Turpëron shqiptarët dhe Shqipërinë

1668684621_Screenshot1.jpg

Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për protestën e paralajmëruar nga Berisha më 6 dhjetor. Xhaçka shkruan se protesta e thirrur teksa i gjithë Bashkimi Evropian do ‘zbarkojë’ në Tiranë në kuadër të një samiti, është turp për vendin dhe shqiptarët.

“Është e turpshme ajo që kërkon të bëjë Sali Berisha në 6 dhjetor duke u përpjekur të turpërojë Shqipërinë pikërisht në ditën kur sytë e gjithë Evropës janë tek Shqipëria për Samitin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

6 dhjetori është një moment krenarie për të gjithë shqiptarët, kudo që janë, të cilësdo bindje politike. Sepse është një arsye për t’u ndjerë krenar kur BE vendos ta vlerësojë Shqipërinë, reformat, punën, progresin, politikën e saj të jashtme, duke organizuar këtij samitin e saj ku do të marrin pjesë krerët e shtetit të mbarë vendeve anëtare e rajonit.

Është pra një ditë për të nxjerrë në pah më të mirën që mund të ofrojë ky vend e ky popull.

E padyshim, Sali Berisha nuk është më e mira që mund të ofrojë ky vend. Përkundrazi, Sali Berisha është një kapitull i mbyllur me turp për shqiptarët dhe për Evropën, nën peshën e skandaleve e korrupsionit, që tani turpin e tij po përpiqet ta bëjë turpin e shqiptarëve. Sepse ajo protestë nuk turpëron as Qeverinë, as Kryeministrin, as Partinë Socialiste, por shqiptarët dhe Shqipërinë.

6 dhjetori do të jetë një ditë krenarie për Shqipërinë, pavarësisht ëndrrave e planeve të Sali Berishës, sepse qytetarët shqiptarë do t’i rrinë larg këtij njeriu që ka treguar më se njëherë, që për hallin e vet është gati të turpërojë vendin.”- tha Xhaçka.

Ora 18:43
‘Mos i shkoni pas, për hallet e veta s’kursen shqiptarët, Nikolla: Me aventurën e 6 dhjetorit, Berisha përbalt Shqipërinë dhe shqiptarët

1668879826_20220224104945kyiv696x431.jpg

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e saj të ‘Instagram’ lidhur me paralajmërimin e Sali Berishës për protestë në 6 dhjetor si kundërvënie ndaj vizitës së liderëve europian  të cilët do vijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Nikolla shkruan se me këtë aventurë, Sali Berisha nuk sulmon Qeverinë dhe Partinë Socialiste, por përbalt Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, kam respektuar dhe do të vijoj të respektoj opozitën dhe të nxisë aksesin dhe hapësirat e saj në Kuvend dhe në jetën politike.

Në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë, në veprimtarinë parlamentare dhe jetën publike nuk kam mbajtur asnjëherë qëndrime të frymëzuara nga përkatësia ime politike e partiake.

Por kur vjen puna për dinjitetin e Shqipërisë, nuk mund të hesht!

Me aventurën e 6 dhjetorit, Sali Berisha nuk sulmon Qeverinë dhe Partinë Socialiste, por përbalt Shqipërinë dhe shqiptarët!

Me thirrjet dhe veprimet e veta, Sali Berisha njollos rrënjët dhe identitetin evropian të shqiptarëve dhe kërkon të vendosë pengesa në rrugëtimin evropian të Shqipërisë!

Thirrja ime për qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë është që ditën e Samitit të BE-së në Tiranë ta shndërrojmë në një ditë feste e përgjegjësie kombëtare!

Mos i shkoni pas një njeriu që, në emër të hallit të vet, nën pretekstin e luftës politike kundër Qeverisë, nuk kursen as Shqipërinë!”- shkroi ajo.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushka: 20/11/2022 21:24

    Vetem ti o nikolla mos Dil e na bej moral se nuk je e denje!? Nuk me harrohet Po femijet tuaj ku do studiojne ne asnje menyre ketu jasht jasht... Me kaq Po e mbyll berishat e shoket e tu qe Shane I e perqafoheni nuk jeni te ndryshem jeni nje familje e ndyre qe e shkaterruat kete komb... Berisha jepi duart lale sa te kesh fryme si keta te tjeret qe Po e mbysin me shi edhe blejne energji... Popull pa ideale njerez qe rrojne kot...

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 20/11/2022 08:47

    Ahh moj xhaçka,vetem ty nuk te turperon salihu,ai te ka ngritur lart e me lart qysh kur te vuri kuroren e Miss Gjallicës,mamin e shpetoj dhe i ruajti faqen e paster nga tregetia e ndyre e te miturve;ty te munďsoj te behesh jo vetem ministre e fikjes se radarve por edhe investitore strategjike dhe ministre per punet e gropes se korrupsionit. Keshtu moj mbeska e patriarkut te partise. Ji pak "mirnjohse" per kete salehun-plehun se ai u mban ne kembe.

    Përgjigju
  • asolingo: 19/11/2022 21:07

    Jo kur do Berisha do beje greve,thame demokraci por jo anarshi.Le te dale dikush dhe ti thote stop ketij idioti.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 19/11/2022 18:58

    Ahh moj kryetare,edhe ty te ka zene halli. Po salihùn e mbani gjalle e ne jete se pa ate ju smundeni kurre te jini ne pushtet ģjithshka eshte pordhe me rigon.

    Përgjigju
  • BABULI TA NGULI: 19/11/2022 10:53

    So ka mundësi në fiton 2022 Sali Berisha vazhdon e qëndron në politik. Në një koh që ky njeri ka bër krime të pa numrta , vjedhje , anarshi , shkatrim në mas të Shqipris die tradhëtit kundër kombit Shqiptar. Po Edi Rama ose e lejon padrejtësi e Shqipris të ekziston po nuk i nxjer me shkelma jasht këta maskarenj e të vendos aty Brezeln e ri. Apo dhe Edi është bashkëpuntor i tyre e në syt e popullit bëjn teatër. Mjer Shqiptarët e shkret.

    Përgjigju
  • ARBËRORI: 19/11/2022 10:43

    O Sali spiuni sërbit o shkju i ndyr o qetnik ti je njeriu më i keç në historin e kombit Shqiptar. Ti mendon se Shqiptarët jan budallenj e nuk të njofin ty dhe familjen tënde flliqsir. Pty rac maloku pis.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike