Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu mbajti fjalën e saj nga Kryeministria ku ishte bashkë me kryeministrin Rama dhe ministren Bora Muzhaqi për të ndarë medaljet për nxënësit ekselentë. Manastirliu thotë në sallë është edhe e bija e saj të cilës nuk do që ti përmend emrin.
Sakaq, përmendi edhe një shprehje të ish-presidentin amerikan Rusvelt, 'e vetmja gjë që duhet të kemi frikë është vetë frika'.
'Jemi krenar edhe për ata që për 1 pikë apo notë humbën medaljen e artë. Ky frymëzim do i udhëheq për sukses në të ardhmen. Rreth 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare. Disa kanë zgjedhur universitetet në botë, sepse duan të marrin më të mirën për dijen dhe kompetencat. Kemi diskutuar motivin që i shtyn për më të mirën. 49% ndër ju studiojnë në mjekësi, 30% në shkenca kompjuterike, 10% arkitekturë, pjesa tjetër shkenca shoqërore. Kemi një ansambël profesionistësh të ardhshëm që do e bëjnë Shqipërinë më të fortë.
Po rrisim numrin e ekselentëve. Ka përpjekje arritje dhe më shumë sukses. Ju që studioni jashtë jeni ambasadorë tanë. Do ndani vlerat tonë me të tjerët. Të gjithë jeni një frymëzim për të gjithë dhe këto ceremoni janë ceremoni që frymëzojnë mijëra të rinj. Nuk flas vetëm si ministre por edhe si nënë që vajzën e vet e ka në sallë, por më ka kërkuar të mos i thërras emrin. Për ne prindërit është emocion i jashtëzakonshëm. Premtojmë se vitin e ardhshëm do kemi hapësirë më të madhe që të jenë dhe prindërit tuaj që t’ju gëzojnë në këtë moment të rëndësishëm të jetës tuaj.
Duke i ndjerë përpjekjet tuaja edhe si ministre, më kujtohet një shprehje e presidentit Rusvelt, e vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është vetë frika. Ju e keni thyer frikën dhe jeni këtu për të na treguar se me kurajo dhe punë çdo gjë bëhet e mundur. Kini guxim të ëndërroni dhe të punoni fort dhe të keni plan si ti arrini ato. Rruga e dijes kërkon përpjekje dhe sot jeni student.'
Lajmi kryesor:
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.5%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3151
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49