Gjatë vizitës në spitalin e Shkodrës, Ministrja Manastirliu deklaroi se falë bashkëpunimit me shërbimin universitar të QSUT-së, spitali i Shkodrës po mbulon shërbimin e koronarografisë për të gjithë zonën e veriut. Manastirliu tha se 98% e koronarografive kryhen në spitalet publike.
“6,835 qytetarë kanë përfituar nga paketat e zemrës në spitalet publike dhe jo publike këtë vit. Rritja e kapaciteteve në spitalet publike me ngritjen e tre qendrave të hemodinamikës në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në Fier dhe Shkodër, ka mundësuar që 98% e këtij shërbimi të ofrohet në spitalet publike”, tha Manastirliu.
Në rang vendi, sipas ministres radhët e pritjes për shërbimin e koronarografisë janë reduktuar në dy javë, si rezultat i investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për Njësitë e Hemodinamikës, ndërsa ndërhyrjet e kryera janë rritur me 20% në 10 mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Manastirliu deklaroi se me kapacitetet e shtuara, synimi është mbulimi i plotë i paketave të zemrës në spitalet publike.
Zonja Manastirliu! Aje e informuar? Pse spitali I shkoders nuk ka doreza operacioni? Jane pacientet qe blejne dorezat me rrecetat qe ja jep mjeku plus barnave blejne dorezat per operacion qe bojne,verifikoji edhe j u mediat dhe demaskoni ato mjek apo infermiere qe bojne keto pazare me farmacite .
Përgjigju