Manastirliu në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT: Ka 360 shtretër, përfundon në vitin 2021

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet që po kryhen për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku puna nuk ka ndalur megjithë situatën e vështirë të pandemisë.

“Jam e kënaqur që ja arritëm që, në finalizim të vitit 2020, pavarësisht gjithë situatës që kemi kaluar, qoftë në fillim me tërmetin dhe më pas me pandeminë, të ecnim sipas ritmeve të parashikuara për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme. Një investim i qeverisë shqiptare, i cili do të përmirësojë radikalisht një prej shërbimeve më të rëndësishme në QSUT, që është tërësia e specialiteteve të sëmundjeve interne”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të punimeve, Manastirliu tha se do të jetë risi krijimi i një spitali ditor, duke lehtësuar shërbimin në kohë dhe me cilësi për pacientët.

“Ajo çfarë do jetë risia në organizmin e këtij spitali, është se spitali ditor do të përqëndrohet në strukturën aktuale ku është sot urgjenca, që do të bëjnë një qarkullim më të shpejtë të shtratit, duke mos patur pacientë që qëndrojnë me ditë për të marrë një shërbim por për të përdorur më më efiçencë gjithë shtretërit e vënë në dispozicion. Janë rreth 360 shtretër në këtë godinë dhe do të ndryshojnë tërësisht nga pikëpamja e cilësisë së shërbimeve, shërbimeve më të rëndësishme të spitalit që janë ato të sëmundjeve interne”, tha Manastirliu.

Ndërtimi i spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme është një investim i qeverisë shqiptare nga i cili do të përfitojnë 109 mijë pacientë. Punimet e spitalit pritet të përfundojnë në vitin 2021 dhe do të pajiset me aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë