TIRANË- Nga data 18 Maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare”. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Gjatë një inspektimi në spitalin e ri të Kirurgjisë në QSUT, Manastirliu tha se ky vendim erdhi si rezultat i vlerësimit të situatës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ku është vendosur ri-hapja graduale e sistemit shëndetësor.
“Koeficienti i riprodhimit paraqitet nën 1, çka ka bërë që sot Komiteti Teknik i Eksperteve të vlerësojë edhe rihapjen graduale te sistemit shëndetësor në spitalet rajonale dhe universitare nga data 18 Maj. Gjatë kësaj jave duhet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar”, tha Manastirliu.
Gjithashtu, Manastiliu bëri të ditur se po vlerësohet rikthimi në normalitet edhe i spitalit COVID2.
“Jemi duke vlerësuar me komitetin Teknik të Ekspertëve edhe rikthimin në normalitet të spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij”, tha Manastirliu.
Pofesor Arben Gjata sqaroi se do të nisin fillimisht shërbimet që janë konsideruar më urgjente, teksa iu bëri apel qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm për respektimin e masave.
“Do të doja që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm për distancim social dhe higjienën personale, ndërsa shërbimi i kirurgjisë është gati, si fillim do të fillojmë me kapacitet më të ulët, me ndërhyrje më urgjente, për ta shtrirë hap pas hapi”, tha prof Arben Gjata.
Po covid 3
Përgjigju