Ndërsa procesi i numërimit të votave në shumicën e qendrave vjon dhe kanë mbetur më pak se 40% e votave për t'u numëruar, duket se PS po shkon drejt mandatit të 3, pasi kryeson në rezultate. Nga KZAZ 39 ministrja Ogerta Manastirliu tha Report TV se procesi deri më tani ka shkuar mirë dhe se PS sipas saj është në avantazh në të gjithë Shqipërinë, duke e çuar mazhorancën drejt mandatit të 3.
“Procesi ka vajtur mbarë ne kemi rinisur numërimin e kutive sot rreth orës 14:30 jemi duke vazhduar nuk do të ndalemi. Unë jam duke ndjekur nga afër procesin po shkon mirë. Edhe rezultatet janë të mira pasi PS është në avantazh ashtu sikurse është në të gjithë Shqipërinë. Kemi aktualisht përpara edhe rreth 60 kuti të cilat do numërohen dhe besojmë ta finalizojmë këtë proces deri në orët e para të mëngjesit. Pati një pushim të kërkuar nga komisioni në KZAZ pasi ende skishin ardhur numëruesit e PD, me të ardhur filloi normalisht. Rezultatet paraprake tregojnë se PS është në avantazh ne jemi drejt mandatit të 3. Qytetarët na kanë besuar”, tha ajo.
E pyetur se nëse PS merr mandatin e 3 a do të ketë një post tjetër apo do të vazhdojë të jetë në krye të ministrisë së Shëndetësisë, Manastirliu tha se nuk është momenti për të diskutuar një gjë të tillë, pasi aktualisht janë të fokusuar te numërimi i votave.
“Gjëja e parë që jemi duke bërë tani është se jemi duke parë vullnetin e qytetarëve të shprehur në kuti për të vijuar punën në një mandat të 3. Ska vend për të thënë se çfarë do ndodhë nesër”, shtoi ajo.
Sa i përket masave anti COVID Manastirliu tha se janë ruajtur në të gjitha qendrat e votimit.
“Janë ruajtur masat. Protokolli është ruajtur dhe jemi në komunikime të vazhdueshme që edhe në qendra të vazhdojnë të ruhet protokolli”, shtoi ministrja.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
83.1%
-
Jo
13.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Katër djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', ku RENEA ndërhyri të nxirrte vajzën nga banesa! Zbardhet dëshmia e 21 vjeçares, identifikohet dhe i dashuri (EMRI)
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari
10 Janar, 09:53
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
'Do më vrasin' Misteret e telefonatës së vajzës që alarmoi policinë në 'Astir'- I dashuri armë e kokainë! RENEA si në filma, nga tarraca në ballkon (PAMJET)
9 Janar, 17:14
-
Transferta në Shkodër, Gugash Magani: Tirana s'ka rrugë tjetër veç fitores, 2025 do jetë ndryshe
9 Janar, 15:55
-
Grabitën një pikë karburanti, dhunuan një person dhe qëlluan me armë, arrestohen 2 vëllezërit nga Kruja! Ishin në kërkim, njëri i dënuar (EMRAT)
9 Janar, 15:50
-
Egnatia superkampione pret Laçin, Tetova: Të mbrojmë titullin, kemi dy mungesa kyçe
9 Janar, 15:06
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01