Manastirliu përgëzon mjekët: Përfundon me sukses operacioni i rrallë tek fëmija 10-muajsh

Manastirliu përgëzon mjekët: Përfundon me sukses operacioni i rrallë tek fëmija 10-muajsh

Ministrja Manastirliu në QSUT

Një operacion i rrallë për rimodelimin e kafkës që zgjati 7 orë tek një fëmijë 10-muajsh është kryer me sukses në QSUT, nga ekipi mjekësor multidisiplinar.

Ndërhyrja kirurgjikale e shkallës së lartë të vështirësisë që realizohet për herë të parë në spitalet tona u krye nga ekipi mjekësor i disa specialiteteve, me neurokirurg Prof. Artur Xhumari, Kirurg maxilofacial D.Arlind Myftari dhe Dr. Marjon Sako, anestezist-pediater Dr. Spiro Sila, kryeinfemriere Silvana Laçi, instrumentare Anisa Vogli, Infermiere Marjeta Shehi, Nora Tafaj, Irini Ngjiro.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu së bashku me ekipin e mjekëve ishin sot në ambientet e Pediatrisë, për Reisin e vogël dhe  prindërit e tij:

“Është për herë të parë që kjo ndërhyrje kryhet në ambientet e Pediatrisë në QSUT. Ndërhyrje e vështirë që solli angazhim të disa mjekëve të disa shërbimeve”, tha Manastirliu.

Nëna e djalit u shpreh e emocionuar për rezultatin dhe mbështetjen e ofruar. “ Shumë faleminerit jam shumë e kënaqur për çfarë keni bërë për djalin tim.”-u shpreh ajo.

“ SUPER emocion për një sukses të jashtëzakonshëm për Reisin e vogël 10 muajsh, që ia ka dalë me sukses pas një operacioni tepër të vështirë të rimodelimit të kafkës që u krye për herë të parë në spitalet tona. Punë fantastike e ekipit multidisiplinar me neurokirurg Prof. Artur Xhumari

kirurgut të Shërbimit Maxilofacial Dr.Arlind Myftari,

kirurgut maksilofacial të Spitalit Universitar të Traumës Dr. Mariol Sako, anestezist në spitalin pediatrik Dr. Spiro Sila, kryeinfermiere Silvana Laçi, instrumentare Anisa Vogli

infermiereve Marjeta Shehi, Nora Tafaj, Irini Ngjiro.

Shumë faleminderit e dashur Esmeralda për besimin dhe shërim të shpejtë Reisit” - shkruan Manastirliu.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025