Manastirliu: Porositëm edhe 30 mijë teste! Mjeku Kraja u shërua, do të rikthehet sërish në front

Manastirliu: Porositëm edhe 30 mijë teste! Mjeku Kraja u shërua, do të rikthehet sërish në front

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

TIRANE-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se aktualisht janë porositur edhe 30 mijë teste të tjera për koronavirusin. Duke iu përgjigjur PD-së, Manastirliu tha se strategjia e testimit vendoset nga ekspertet dhe se gjurmimi epidemiologjik kryhet sipas standardeve. “Ne nuk kemi probleme me kapacitetet. Kemi aktualisht dhe kemi porositur edhe 30 mijë teste të tjera. Por strategjinë e testimit e vendosin ekspertët. Ne po zbatojmë rekomandimet e OBSH-së për testim testim testim për çdo rast të dyshuar”, tha ministrja, njofton zyra e shtypit.

Gjithashtu ministrja ka deklaruar sot se Shqipëria është përfshirë në nismën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Public Health Emergency Solidarity Trial”, për t’u bërë pjesë e një studimi klinik ndërkombëtar, për optimizimin e protokolleve për trajtimin e COVID19. “Për trajtimin e pacientëve me COVID19 po ndiqen protokollet si në vendet e tjera, përdorim po ato linja trajtimi. Shqipëria për herë të parë do të jetë pjesë e një studimi të madh klinik, "solidarity trial", iniciuar nga OBSH. Do jemi pjesë e një skuadre botërore për hetimin klinik duke përfshirë antiviralët dhe hydroxychloroquine”.

Në lidhje me vatrën e Shkodrës, Manastirliu po sipas zyrës së shtypit tha se "Shkodra është një qytet që ka dy vatra që janë zbuluar nga njësitë dhe strukturat e shëndetësisë. Eshtë bërë një hetim i imtësishëm nga epidemiologet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, në bashkëpunim me Institutin e Shendetit Publik. Kam një apel që dua ta bëj jo vetëm qytetarëve të Shkodrës por edhe të Tiranës e të gjithë Shqipërisë: Të respektojnë masat e marra, të respektojnë distancimin social, është e vetmja armë për të mundur COVID-19".

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha edhe një lajm të mirë për mjekun Dhimitër Kraja, i cili nga pensioni iu përgjigj thirrjes për të ndihmuar në përballimin e kësaj situate duke u rikthyer aty ku punon për 48 vite, por u infektua.

"Prof. Dhimitër Kraja ka rezultuar negative nga testimi i fundit, pra është i shëruar dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Kur bisedova me të më tha që do të rikthehet në shërbim. Ndërsa prof. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar. Sot bisedova me të dhe është duke dhënë një dorë për mjekët e infektivit aty në spital, edhe pse është vetë i prekur. Shembuj të tillë janë frymëzues” tha Manastirliu sipas zyrës së shtypit të ministrisë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem dorraci: 06/04/2020 22:53

    Je ne rrugen e duhur luleshtrydhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen