Manastirliu: Shtrihet shëndetësia 
në komunitet, vaksinohen 89 fëmijë

Manastirliu: Shtrihet shëndetësia <br />në komunitet, vaksinohen 89 fëmijë<br>
"Sistemi i patronazhit, teste të avancuara për fëmijët autikë edhe në Gjirokastër"

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër nisjen e programit të shërbimit shëndetësor në komunitet në periferinë e qytetit të Gjirokastrës, ku u realizua programi i vaksinimit të fëmijëve të komunitetit rom.

89 fëmijë të këtij komuniteti, në lagjen Zinxhira në Gjirokastër, u vaksinuan për herë të parë sipas kalendarit të detyrueshëm të vaksinimit.

Kemi nisur një program shumë të rëndësishëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siç është programi I kujdesit shëndetësor në komunitet. Aktualisht, me njësinë tonë të lëvizshme po kryejmë vaksinimin, sipas kalendarit të vaksinave, të fëmijëve 0-14 vjeç të komunitetit rom këtu në Gjirokastër. Është një program të cilin ne do ta zhvillojmë në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Më herët, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, së bashku me deputeten e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro zhvilluan një vizitë në Qendrën e Autizmit në qytetin e Gjirokastrës, ku MShMS nisi një program të ri patronimi, duke mundësuar testimin e fëmijëve autikë të kësaj qendre, shërbim që më parë këta fëmijë detyroheshin ta merrnin vetëm në Tiranë.

Dr. Florida Dobi, psikiatre për fëmijë dhe adoleshente në QSUT realizoi testimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, gjë e cila ndihmon në përcaktimin më të saktë të terapisë individuale që do të ndiqet për zhvillimin e secilit prej fëmijëve të Qendrës së Autizmit në Gjirokastër.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka në programin e saj integrimin e programeve sociale dhe shëndetësore. Falë patronazhit nga mjekët e Qendrës Spitalore Universitare jo vetëm të kësaj qendre për zhvillimin e fëmijëve por edhe të qendrave të tjera sociale në të gjithë vendin, po bëhet një hap më shumë drejt integrimit e shërbimeve socio-shëndetësore dhe për përfshirjen e tyre në sistemin tonë të kujdesit për fëmijët”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës