Manastirliu thirrje qytetarëve: Vaksinohuni që t'u bëjmë ballë varianteve të reja të COVID dhe vjeshtës së ardhshme

Manastirliu thirrje qytetarëve: Vaksinohuni që t'u bëjmë ballë varianteve të reja të COVID dhe vjeshtës së ardhshme

Ogerta Manastirliu

Ndërsa procesi i vaksinimit vijon pa ndërprerë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vijon t'u bëjë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur gjatë verës.

Në këtë mënyrë thekson ministrja qytetarët mund t'u bëjnë ballë aq më mirë varianteve të reja të COVID dhe vjeshtës.

“Vaksinim • Vaksinim • Vaksinim. Sa më shumë qytetarë të mbrojtur gjatë muajve të verës, aq më mirë do t’i bëjmë ballë varianteve të reja të mundshme të COVID 19 dhe vjeshtës së ardhshme”, shkruan Manastirliu.

Vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar po vijon për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 974,486 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 407,402 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja