Në një komunikim për mediat ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se qeveria është e angazhuar për lehtësimin e çdo lloj burokracie të tepërt.
Ministrja deklaroi se të gjitha dokumentet e nevojshme për qytetarët do të shkarkohen në mënyrë elektronike.
Të gjithë vërtetimet e pensionit, karta e shëndetit, certifikatat qytetarët do të mund t’i shkarkojnë përmes portalit elektronik E-albania.
“Në kuadër të angazhimit tonë të lehtësimit të marrëdhënies së qytetareve me administratë publike, Këshilli i Ministrave ka vendosur që vërtetimet e pensionit, kartën e shëndetit dhe çertifikatat, qytetarët mund t’i shkarkojnë nëpërmjet portalit elektronik E-albania. Duke filluar nga kjo javë ne shtojmë listën e dokumenteve që mund të tërhiqen online përmes portalit E-albania, si nga qytetarë ashtu edhe nga institucionet publike që ju nevojiten ato. Vërtetimet e pensionit dhe kartën e shëndetit, qytetarët mund t’i tërheqin online, duke filluar nga kjo javë, përmes portalit E-albania. Më e rëndësishmja , asnjë institucion shtetëror nuk do të ju kërkojë më këto dokumente qytetarëve për nevojat e procedurave të tyre, duke kursyer në këtë mënyrë, sorollatjet e panevojshme të gjithë atyre që marrin këtë shërbim”u shpreh ministrja.
Portali e-Albania është portali qeveritar ku shërbimet që gjenden në zyra dhe sportele fizike të institucioneve, ofrohen kudo dhe kurdo në mënyrë elektronike. Tashmë, aplikimi për një kartë shëndeti do të bëhet në këtë portal, bashkë me vërtetimin e pensionit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO