Manastriliu në QSUT: Vijon fuqizimi i kapaciteteve spitalore, 44 respiratorë të rinj me financimin e qeverisë! Festat kalojini me familjen e vogël

 44 respiratorë të rinj i janë shtuar flotës së aparaturave jetëshpëtuese, me financim nga buxheti i shtetit për përballimin e epidemisë në vend. Respiratorët e rinj janë të dedikuar për QSUT, për spitalin “Shefqet Ndroqi” por edhe për spitalet rajonale. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” se, se nuk janë ndalur në asnjë moment përpjekjet për fuqizimin e kapaciteteve spitalore për përballimin e situatës së COVID19.

“Edhe 44 respiratorë të rinj, të avancuar dhe me standarde i shtohen flotës së aparaturave, një investim i buxhetit të shtetit për këtë vit, për përballimin e epidemisë. Me investimet që kemi bërë, me mbështetjen që kemi patur, kemi sot 507 respiratorë në dispozicion të strukturave tona Covid dhe jo Covid, nga 200 që ishin në fillim të epidemisë, pra ky kapacitet është rritur më shumë se 2.5 herë”, tha Manastirliu. 

Respiratorët e rinj janë të dedikuar për QSUT, për spitalin “Shefqet Ndroqi” por edhe për spitalet rajonale. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se po bëhen përgatitje për hapjen edhe të spitaleve rajonale, sipas skenarëve të parashikuar.

“Nuk do të lëmë pa forcuar edhe kapacitetet e spitaleve rajonale, pasi sikurse ne e kemi planifikuar,  5 spitalet e para rajonale tashmë janë bërë gati. Flota e aparaturave gjithashtu është e gatshme dhe pritet që të fuqizohet në vazhdim. Janë 600 shtretër në dispozicion në skenarin e parë dhe në tërësi 1600 shtretër për t’u përballur me situatat që mund të vijnë si pasojë e pandemisë Covid19”, tha Manastirliu.

Në prag të festave të fundvitit, ministrja Manastirliu ka bërë të ditur se strukturat shëndetësore do të jenë në gatishmëri të plotë, ndërkohë ka kërkuar edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmangur grumbullimet dhe respektuar rregullat për parandalimin e COVID19.

“Jemi në një periudhë festash, ku padyshim që i gjithë ekipi i shëndetësisë është në gadishmëri, edhe të shtuar madje, në alert. Por duhet edhe të ndërgjegjësojmë qytetarët, të kenë kujdes në këtë periudhë, për të festuar brenda familjes së vogël dhe për të mos pasur më pas shkaqe të cilat të na çojnë në rritje të numrit të infektimeve, për arsye të grumbullimeve në kuadër të festive”, theksoi Manastirliu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion