Manat, fruti i artë kundër
diabetit e astmës

Manat, fruti i artë kundër<br />diabetit e astmës
Mani ose (Morus) është pemë shumëvjeçare nga familja Moraceae. Ekzistojnë 10—16 lloje manash të cilat prejardhjen e kanë nga Azia, Afrika dhe Amerika veriore. Në viset tona janë të përhapura dy lloje mani i zi dhe mani i bardhë. Fryti i manit përdoret si ushqim dhe për prodhimin e rakisë. Gjethi i manit të bardhë (Morus alba) dikur përdorej si ushqim për krimbat e mëndafshit për prodhimin e mëndafshit. Fryti i manit është i ëmbël dhe i shijshëm përbëhet prej sferave të imta të lidhura në kokrra. Mani i zi ka ngjyrë shumë të fortë e cila shumë vështirë hiqet nga rrobat dhe nga lëkura.

MANI I BARDHË

Mani i bardhë është një pemë që shkon në lartësi deri 10 metra. Për qëllime kurative përdoren manat, gjethet dhe lëkura. Në kokrrat e manit gjenden vitaminat B1, B2, C, PP, karotina, flavonoidet, acide organike, lëndë pektive, ngjyrosëse, hekur, sasi të konsiderueshme sheqeri, përfshi këtu dhe glukozën, fruktozën, saharozën. Në farë gjendet dhe vaj yndyror. Në saj të eksperimenteve farmakologjike është vendosur se lëndët rrëshirë të gjetheve të manit të bardhë janë të afta të ulin tensionin e gjakut.

Manat e bardhë kanë cilësi antiflamative, antiseptive, kundra kollës së thatë, shkarkimit të urinës, si dhe veti shëruese të plagëve. Lëvozhga e trungut dhe degëve ka veti shëruese të plagëve, kurse gjethet ulin ethet e forta. Kokërrat, lëngu dhe gjethet përdoren për bronshitet, pneomoninë dhe asmën bronkiale. Për shërimin e diabetit të sheqerit më shpesh shfrytëzojnë pluhurin nga gjethet e thara të manit të bardhë të cilin ia hedhin gjellës sipër para ngrënies. Frutat e manit të bardhë i përdorin si lëndë lidhëse kur të zë barku, kur kanë temperaturë me kruarje, difteri për flluskat në gojë dhe fyt.
 
MANI I ZI (DUDI)
 
Mani i zi tek ne gjendet i kultivuar nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe gjethet. Frutat e manit të zi konsumohen të freskëta, ato janë freskuese dhe të shëndetshme. Prej tyre përgatitet reçel, si dhe shurup farmaceutik. Manat përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, taninë, kripëra të ndryshme etj. Në ditët e ngrohta të verës ato përdoren për të shuar etjen.

Pekmezi (shurupi i manave) përdoret në stomatitet dhe faringitet. Në këto raste lyhet goja dhe gryka me pekmez, sidomos në darkë para fjetjes. Pekmezi përdoret, gjithashtu, në mjekimin kundër anemisë, duke u dhënë fëmijëve ose të rriturve nga 2-3 lugë gjelle në ditë. Manat e papjekura përdoren për luftimin e krimbave parazitarë të aparatit tretës.

Me lëvoren e degëve dhe me gjethet e manit përgatitet një çaj, i cili është i përshtatshëm për larjen e gojës kur ka raste të dhimbjes së dhëmbëve.

Gjethet e manit të shtypura, bashkë me vaj ulliri, në trajtë pomade, përdoren për mjekimin e plagëve të shkaktuara nga djegie të ndryshme.

Gjethet e manit përdoren për uljen e tensionit të lartë të gjakut. Çaji përgatitet si vijon: Merren 5-6 gjethe të pastra dhe zihen në 150ml. ujë përderisa të mbetet një e treta e ujit. Kullohet dhe pihet njëherësh. Mjekimi vazhdon për 5-6 ditë.

Në sëmundjet e mëlçisë veprohet në këtë mënyrë: Merren dy grushta filiza të rinj manash, nga ata që nuk kanë filluar të prodhojnë fruta dhe coptohen. Vihen të zihen në një liter ujë për një orë. Nga lëngu i fituar merret nga një lugë gjelle 3-4 herë në ditë.

Kundër sëmundjeve të mëlçisë përdoren edhe gjethet e manit, duke i përgatitur si më lart. Për ngjyrosjen e flokëve këshillohet përdorimi si vijon: Merren gjethe të manit të zi dhe zihen me ujë shiu, së bashku me gjethe hardhie dhe gjethe fiku të zi. Me lëngun e fituar bëhet korja e kokës.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ