Vlera në treg e Manchester Unitedit është 672.9 milionë euro, kurse në vendin e dytë gjendet finalisti i edicionit të sivjetëm të Ligës së Kampionëve, Bayern Munich. Gjiganti bavarez është ngjitur një vend më lart duke tejkaluar Real Madridin. “David Haigh, drejtor ekzekutiv i Brand Finance tha: “Dy klubet e para kanë strategji të ndryshme operuese. Bayerni ka për prioritet bazën e tifozëve në vend, kurse United përqendrohet në shkallën e gjerë globale”.
Gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madridi janë goditur nga gjendja e krizës në ekonominë e vendit, megjithatë mbajnë vendin e katërt dhe të pestë. Fituesi i sivjetëm i Ligës së Kampionëve, Chelsea, mbetet i pesti pas një sezoni gjatë të cilit fitoi dy trofe, por dështoi të shkëlqejë në Premierligë. Milani është përfaqësuesi i vetëm i Italisë në top 10-she.
Klubet më të vlefshme:
1 Man Utd 672.9 milionë euro
2 Bayern 617.9
3 Real Madrid 471.7
4 Barcelona 455.9
5 Chelsea 312.9
6 Arsenal 305
7 Liverpool 288.5
8 Man City 237.4
9 Milan 229.5
10 Schalke 209.1
(rb/shqiptarja.com)