Manchester City buzë 'greminës', Guardiola: Do mbijetojmë, PSG ishte më mirë se ne

Manchester City buzë 'greminës', Guardiola: Do mbijetojmë, PSG ishte më mirë se ne

Pep Guardiola

Divorci me bashkëshorten pas 30 vitesh martesë duket se nuk po kapërdihet nga Pep Guardiola, me trajnerin që e reflekton këtë edhe në stolin e Manchester Cityt. "Qytetarët" këtë sezon kanë një tjetër fytyrë, sidomos gjatë muajit dhjetor, teksa janë mposhtur të mërkurën 4-2 me përmbysje nga PSG dhe rrezikojnë kalimin në play-off e Champions League.

Pas ndeshjes për mediet Guardiola vlerësoi rivalët dhe tha se këtë sezon ekipi i tij po mbijeton.

“E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë. PSG-ja është një ekip i jashtëzakonshëm. Kanë vite që fitojnë. Erdhëm në këtë sitatë që erdhëm. Nuk ia dolëm dot. Do të doja të flisja ndryshe, por kur një ekip është më i mirë nuk e kam problem ta pranoj. Duhet ta harrojmë dhe të përgatisim ndeshjen kundër Chelsea dhe një finale kundër Brugge. Këtë gjë kemi bërë përgjatë këtij sezoni, kemi mbijetuar.

Kemi një shans të fundit kundër Brugge dhe nëse nuk kalojmë më tej, është sepse nuk e meritojmë. Duhet të rikuperojmë lojtarët dhe të bëjmë më mirë", tha Pep.

City pret javën që vjen në "Etihad" skuadrën e Club Brugge dhe i duhet patjetër një fitore për të kaluar më tej.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebit

Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebit