Champions League zhvilloi këtë të mërkurë ditën e dytë të ndeshjeve të shtata në sfidat në grup. Pas këtyre përballjeve Liverpool dhe Barcelona kanë kaluar zyrtarisht në 1/8, teksa shumë ekipe kanë hedhur hap të sigurt drejt 1/8 dhe zonës play-off.
Interi, edhe pse në pozitën e katërt, i duhet edhe një pikë javës tjetër me Monacon që zyrtarisht të kalojë direkt në fazën tjetër, të paktën sipas pikëve të sotme. Deçizive do jenë ndeshjet e fundit, ato të teta në grupe, me Champions League që dhuron emocione deri në fund.
Në 'Bernabeu' Real Madridi nuk u kursye dhe mposhti 5-1 Salzburgun, për të qenë zyrtarisht pjesë e play-off. Rodrygo me dopietë, Mbappe dhe Vinicius me dy gola shënuan për ekipin e Ancelottit.
Në Rotterdam, vendasit e Feyenoord surprizuan dhe mposhtën 3-0 Bayern Munich me dopietën e Gimenez në pjesën e parë dhe golin e Ueda në fund. Bavarezët "i zuri" tymi i tifozëve vendas, me ndeshjen që u ndërpre për disa minuta sapo nisi për shkak të tymit të flakadanëve që e bënin të pamundur vijimin e sfidës.
Në "Emirates" Arsenali fitoi 3-0 kundër Dinamo Zagreb. Rice, Havertz dhe Odegaard shënuan për "Topçinjtë", me këtë tri pikësh që thuajse dërgon ekipin në fazën tjetër.
Dramë në "Parkun e Princave" në Paris. Vendasit e PSG-së fituan 4-2 me përmbysje kundër Manchester Cityt në derbin e milionave, duke bërë që "Qytetarët" një raund nga fundi i ndeshjeve në grupe të rrezikojnë edhe play-off. Grealish dhe Haaland shënuan për miqtë në minutat 50 dhe 53, ndërsa Dembele, Barcola, Neves dhe Ramos përmbysën ndeshjen.
Në Pragë, vendasit e Spartës u mposhtën 0-1 nga Interi. Goli i Martinez i shërbeu zikaltërve për tri pikët dhe kalimin në play-off, teksa një pikë në ndeshjen e fundit me Monacon i kalon direkt në fazën tjetër. Derbi në fushë mes Qazim Laçit dhe Kristjan Asllanit që e nisën ndeshjen nga minuta e parë.
Në "San Siro" Milani ia doli të fitonte 1-0 kundër Gironas me golin e Leao në minutën e 37-të. Tri pikë edhe për Celtic.
Në "Red Bull Arena" vendasit e Leipzig mposhtën 2-1 Sportingun e Lisbonës. Gjermanët kaluan në epërsi pas vetëm 19 minutave lojë me golin e Sesko, teksa panë brenda pjesës së parë edhe një gol të anuluar për pozicion jashtë loje. Në minutën e 75-të ishte i përhershmi Gyokeres që barazoi shifrat, por përkohësisht. Poulsen 12 minuta nga fundi shënoi sërish për Leipzig, duke i dhënë të tijve tri pikë që nuk i vlejnë, pasi gjermanët janë jashtë garës për play-off. Te Sporting kjo është një humbje që mund të kushtojë.
Në fushën neutrale të Gelsenkirchen, ukrainasit e Shakhtar Donetsk fituan 2-0 kundër Brest. Francezët pësojnë humbjen e dytë në ndeshjet në grupe dhe duket se kanë humbur nga 'magjia' e ndeshjeve të para. Të cilësuar si "Hirushja", Brest me 13 pikë ka shanse reale për zonën play-off, ndërsa për javën e fundit gjejnë përballë Real Madridin.
Champions League, raundi 7:
E mërkurë, 22 janar 2025
18:45
RB Leipzig 2-1 Sporting CP
Shakhtar Donetsk 2-0 Brest
21:00
Milan 1-0 Girona
Arsenal 3-0 Dinamo Zagreb
Celtic 1-0 Young Boys
Feyenoord 3-0 Bayern Munich
PSG 4-2 Manchester City
Real Madrid 5-1 Salzburg
Sparta e Pragës 0-1 Inter
Renditja:
PRAGË - Këtë të mërkurë duke nisur nga ora 21:00 Sparta e Pragës pret Interin në ndeshjen e shtatë për grupin e Champions League. Derbi shqiptarësh në fushë, pasi Qazim Laçi për çekët dhe Kristjan Asllani për zikaltërit e nisin ndeshjen nga minuta e parë.
Shok në Kombëtare, dy lojtarët do kërkojnë të bëjnë më të mirën në ekipet e tyre. Nëse Laçi është titullar absolut me Spartën, te Interi Asllani luan për ndeshjen e katërt radhazi nga minuta e parë dhe ka fituar besimin e Inzaghit, kjo pas dëmtimit të Calhanoglu.
Formacionet zyrtare, Sparta e Pragës - Inter: